E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio ishte mjekja remautologe Ergeta Ktona, e cila foli për sëmundjet reumatizmale dhe përdorimin e suplementeve që ndikojnë në trupin tonë.
”Sëmundjet reumatizmale kanë një gamë shumë të gjerë ku përfshihen një numër i madh pacientësh, duke filluar nga mosha pediatrike deri në moshën geriatrike me një numër të madh sëmundshmërie që ndikohen shumë dhe nga kushtet klimaterike, pasi një pjesë e këtyre sëmundjeve rëndohen në stinën e dimtrit” tha në fillim të bisedës mjeka, duke shtuar se ne nuk jemi organizma të palidhur me makroambientin dhe me mikroambientin dhe sigurisht që cdo gjë që ndodh mbi ambientin tonë, ndikon në organizëm.
Dikur ne thonim se sapo ndryshon koha më dhëmbin artikulacionet, pra ka një bazë dhe kjo thënie, nga ana tjetër stina e ftohtë ndikon në enët e gjakur dhe bën atë që njihet si enëngushtim, për rrjedhojë disa nga sëmundjet reumatizmale do të reflektohen. Disa nga këto sumundje që krijohen janë: Skledoremia sistemike,e cila në bazën e saj ka depozitimin e kolagjenit, por dhe dëmtimin e enëve të gjakut"- tha Ktona.
Më pas mjekja dha një shpjegim për Skleroderminë sistemike që është një sklerozë që nis me prekjen e lëkurës dhe më pas avancon me organeve, në bazën e saj ka sistemin autoimun.
”E njëjta gjë ndodh dhe në stinën e verës, ku disa sëmundje autoimune, favorizohen për shkak të rezatimit shumë të shprehur ultravioletë që favorizon sëmundjet” shtoi mjekja në studio, duke theksuar se sëmundjet autoimune janë sëmundje kronike që e shoqërojnë pacientin gjithë jetën dhe nga ana mjekësore ne quajmë një shërim të tyre kur kemi atë që e quajmë remision, që do të thotë një shërim klinik dhe laboratorik, imunilogjik dhe radiologjik.
Më pas mjekja shpjegiopër problemet me densitetin kockor, osteoporozën, duke treguar se osteoporoza nuk është vetëm tek femrat, pasi një në tre gra bëjnë osteopozor por dhe një në pesë burra bëjnë osteoporozë dhe shoqëron dhe moshën pediatrike, zonjët dhe zotërinjtë.
”Kjo sëmundje favorizohet pas menopauzës tek gratë dhe pas andropauzës tek meshkujt” tha mjekja, duke shtuar se cdo gjë varet nga niveli i kalciumit në organizëm dhe i vitaminës D.
”Matja e densitetit koncor tek zonjat duhet të nisë pas vitit të 2-3 të menopauzës, kurse tek meshkujt pas moshës 55 vjeçare. Më pas mjekja foli për Artritin gutoz që sipas saj është kthyer në një pandemi botërore.Pas kovidit, përdorimi i kortizonikëve ka shkakruar probleme dhe për këtë sëmundje.”Për të kuptuar situatën, duhet bërë echografia e artikulacioneve” tha mjekja.
Studimet flasim për përdorimin e acidit jaluronik për të ndihmuar lëvizshmërinë për të ndihmuar qelizat kërcore dhe kokore.Më pas mjekja ishte pro përdorimin të kolagjenit me suplemente, pasi me kalimin e viteve, kolagjeni në trup pakësohet, i cili si dhe vitamina D, me rekomandimin e mjekut, është i favorshëm për trupin në pjesën mulkulo skeletike.