E ftuar në studio në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte mjekja reumatologe Joana Hankollari e cila foli për disa këshilla që ajo rekomandon për pjesën reumatologjisë.
‘Ka disa diagnoza që ne i hasim në përditshmëri si spondiliatroza, apo ndryshimet artrozike të cilat prishin cilësinë e jetës por nuk e rrezikojnë jetën” tha mjekja në fillim të bisedës. Problem i zakonshëm është shfaqja e oseoporozës tek pacientët, që sigurisht ka nisur shumë përpara sesa të nisi dhimbja.
Por kur duhet të bëhet një kontroll për osteoporozën?
'Kryesisht tek gratë që kanë hyrë në periudhën e post menopauzës duhet të bëhen kontrollet për gjendjen kockore.”
Kur kapet në stadet fillestare, pacienti mundet edhe të dalë nga osteoporoza duke kaluar në atë që quhet gjendja e osteoponisë, duke patur si qëllim të përmirësojmë densitetin kockor, për të shmangur frakturat.
Është e rëndësishme të ruhet fosfori brenda normës, magnezi brenda normës, sikurse dhe vitamina D shtoi mjekja, pasi duke zbatuar këto këshilla, mund të mbahet në kontroll osteoporoza.
Lajmi kryesor:
Mjekja Otorino-Laringologe: Kujdes me përdorimin e kufjeve tek fëmijët
M.Q.//ReportTv.al