Kronikë

Vaksinimi masiv, mjekja e familjes: Të pavaksinuarve u zgjat temperatura deri në 10 ditë! Të vaksinuarit e kalojnë COVID-in më lehtë

17 Shtator 2021, 21:51| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 22:16

  • Share

Në këtë valë të re COVID, numri i personave të infektuar që nuk janë vaksinuar është më i lartë se ai i të prekurve që janë vaksinuar. Mjekja e familjes Diana Hysi në Qendrën Shëndetësore nr.1 në Tiranë bën dallimin e rasteve të infektimit tek të vaksinuarit dhe jo të vaksinuarit.

“Personi i vaksinuar pavarësisht se infektohet, infektohet 70% më pak se i pavaksinuari. Personi i vaksinuar nëse infektohet pavarësisht se transmeton, ngarkesa virale e tij si rezultat i vaksinës fillon dhe pakësohet në shumë pak ditë, prandaj personi i vaksinuar e kalon sëmundjen në shumë pak ditë se sa një person i  cili është i pavaksinuar dhe e kanë marrë të dy rishtazi le të them”, tha Hysi.

Hysi tregon se të rinjtë që po infektohen po shfaqin temperaturë që u zgjatë 10 ditë.

“Persona të rinj edhe 20 vjeç, edhe studentë të cilët janë të pavaksinuar 10 ditë me temperaturë, i shkund, bëjnë një temperaturë rezistente pa prekje pulmonare që të mos frikësohen të dinë se çfarë po ndodhë ose gastrointerite por temperatura është më e zgjatur dhe rezistente sepse kjo shpjegohet edhe nga ana shkencore, një organizëm i ri reagon fortë. Ndërsa tek personat që kanë qenë më në moshë dhe të vaksinuar jo më shumë se 4-5 ditë”, tha Hysi

Për studentët është vendosur vaksinim i detyruar dhe kanë afat deri më 30 shtator. Por specialistja e ISHP, Gentiana Qirjako tha për Report Tv se studentët që kanë kaluar COVID në 3 muajt e fundit duhet të lejohen të futen në auditore edhe nëse nuk kanë bërë vaksinën.

Aktualisht në vendin tonë ka 12,848 raste aktive me COVID-19, prej të cilëve 204 po marrin trajtim në spitalin Infektiv dhe COVID 3. Shifrat e të vaksinuarve kanë shkuar mbi 1.6 milion.

 

Komento

Komente

  • Iris: 17/09/2021 23:12

    Tani ia ke keputur kot! Te vaksinuar ose jo,te rinj ose te moshuar,me semundje shoqeruese ose jo,cdo trup reagon ndryshe.Ka njerez qe Covidi i ze kaq rende sa mund te vdesin,kush eshte me fat mund te mbijetoje i intubuar.Ka te tjere qe e kalojne lehte,ose ka dhe asimptomatike.Mua me zuri para se te dilte vaksina.Temperatura (nese mund t'a quaj te tille,sepse nuk e kaloi 37),nuk me zgjati me shume se nje dite.Keshtu qe mos thua qe kur s'ke bere vaksinen ,temp.te shkund 10 dite.Pergjigjja e sakte do ishte,reagimi i organizmit ndryshon nga nje person te tjetri,por nuk ka garanci nese mund t'a kalosh lehte o rende.Beni vaksinen qe te risnin shanset qe t'a kaloni lehte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?