Mjeku Alimehmeti në Report Tv: Duhet të ketë teste Covid-19 në farmaci! S'ka alarm nga rastet e reja, të infektuarit kanë simptoma të lehta

13 Korrik 2022, 12:52| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 13:53

  • Share

“Duhet të kemi teste të kudondodhura”, ky është sugjerimi i mjekut Ilir Alimehmeti për të ndikuar në uljen e rasteve me Covid-19. Në intervistën në Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri” nga gazetari Andi Kapxhiu, mjeku Alimehmeti thotë se nuk ka situatë alarmante me shifrat e reja dhe nuk ka prova që po bie imuniteti.

“Në territor ka shumë më tepër njerëz që janë pozitiv dhe duhet të kemi testet e kudondodhura ë gjenden edhe në farmaci, t’i bëjnë vetë dhe të dinë nëse janë pozitiv dhe të mbrojnë të tjerët. Shifra që duhet të mbajmë nën kontroll është në spitale. Ky numër është i ulët dhe i qëndrueshëm. Nuk ka asnjë alarm në shkallë europiane apo botërore. Prej muajsh jemi në nivelet më të ulëta të mortalitetit përgjatë gjithë kohës së pandemisë”, tha Alimehmeti.

Ndër të tjera shpjegoi se ka shtim të rasteve nga nënvarianti i Omicronit por theksoi se pjesa më e madhe e kalojnë për rreth 4 ditë me simptoma të lehta. Nëse nuk e bëjnë testin, ndodh edhe që të mos e kuptojnë që janë të infektuar me Covid-19.

“Shtimi i rasteve vjen nga nënvarianti i Omicronit, aktualisht po bëhet dominant në Europë. Duke qenë se ka fuqinë për të anashkaluar mbrojtjen imunitare bën që shumë njerëz të jenë pozitiv por e kalojnë me simptoma të lehta, 2/3 nuk kanë temperaturë. Pjesa më e madhe kanë rrufë dhe dhimbje koke. Shtretërit në terapinë intensive nuk po rriten askund. Një person e kupton që është infektuar vetëm në mënyrë rrethanore nëse ka pasur kontakt me një të infektuar. Duhet të ketë teste të kudondodhura me kosto minimale”, tha Alimehmeti.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?