Erjona Shehu dhe Arjan Harxhi

Mjeku Arjan Harxhi në Turqi me COVID-19, bashkëshortja: E kemi çuar me shpenzimet tona, asgjë nga shteti

18 Janar 2021, 11:09| Përditesimi: 18 Janar 2021, 11:20

  • Share

Drejtori dhe mjeku i spitalit COVID-3, Arjan Harxhi pasi është prekur nga koronavirusi është nisur drejt Turqisë ku aktualisht edhe po qëndron atje, me qëllim kurimin e tij.

Ndërkohë bashkëshortja e tij Erjona Shehu, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, i ka dhënë një përgjigje lajmeve të pavërteta për sa i përket shpenzimet për kurimin e doktorit, ku ajo theksoi se ato po i përballon familja e tij dhe jo fondet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shehu e revoltuar, shkruan se në asnjë moment nuk është prekur fondi i taksapaguesve shqiptarë, për kurimin e doktorit.

“Kushdo lëtyre politike, që ka dashur të përfitojë nga ky lajm i gënjeshtërt i them: Ju kam lenë Zotin!”, shkruan Shehu.

Ajo në fund të postimit ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë njerëzve të cilët i kanë qëndruar pranë, në këtë moment të vështirë.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vloraaa: 18/01/2021 21:56

    Te dy njerez shume te respektuar.Sherim te shpejte Doktorit

    Përgjigju
  • Meli: 18/01/2021 19:05

    Po ti moj zonje shiko te te sherohet burri per te miren e familjes dhe te ketyre pis njerezve qe kur vene ne duart e doktorevr behen si pula te lagura. Dhe sigurisht kjo ndodh me njerezit pa dinjitet me letyra, prandaj mos u merr me ta se nuk ja vlen te harxhosh kohe nga e jetes tende. Sherim te shpejte doktorit e paste jeten e gjate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?