Mjeku Çelami: Duhet reformim i thellë i sistemit shëndetësor! Bluzat e bardha nuk janë të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse përballë COVID-it

18 Shkurt 2021, 17:56| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 18:36

  • Share

Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, mjekët kanë qenë në frontin e parë të përballjes me pacientët e infektuar. Kjo i ka bërë ata më të cënueshëm ndaj këtij virusi, ku në vendin tonë ka sjellë jo pak humbje të jetëve të bluzave të bardha.

Mjeku Rustem Çelami gjatë një interviste për Report Tv, ka kritikuar sistemin shëndetësor dhe keqmenaxhimin e saj. Sipas tij, humbja e jetëve të këtyre mjekëve ka ardhur për shkak të mos marrjes së masave mbrojtëse nëpër spitale si maska, doreza. Ai thotë se tani sistemi ynë shëndetësor po kalon në kolaps njësoj si sistemi shëndetësor në Itali në fillim të pandemisë.

"Mjeku përballet me mungesën e institucioneve të shëndetësisë. Nuk kryhen të gjitha ekzaminimet në spital, se nuk funksionojnë pajisjet, nuk është faji i mjekut. Sot janë mbushur të gjithë shtëpitë me pacientë me COVID pasi nuk mund të bëjnë ekzaminimet në spitalet shtetërore ndaj dhe ata shkojnë në privat. Mjeku është gjithmonë i kërcënuar dhe në rrezik me të panjohurën. Ne gjithmonë duhet të marrim masat, por kur nuk i kemi maskat apo dorezat përballë pacientëve të infektuar. Kur nuk janë këto masa, ose janë me pikatore, atëherë ne përballemi me vështirësi. Përballemi me humbje jete të disa mjekëve. Janë humbur nga pakujdesia e marrjes së këtyre masave mbrojtëse. Sot një mirëmenaxhim i burimeve njerëzore do kishte ndryshuar situatën. Shumë pacientë po marrin shërbime në banesë. Mjekët në vitin e gjashtë mund të përdoreshin për të komunikuar me pacientët në shtëpi.  

Mjeku Çelami u shpreh se duhet një reformim thellësor i këtij sistemi të arrnuar prej 30 vitesh. Ai ka renditur dhe disa elementë që sipas tij duhet të futen brenda sistemit tonë.

"Duhet një reformim thëllesor. Është një sistem i arrnuar prej 30 vitesh. Kanë lyer dyert por nuk kanë kryer një reformë se si do financohet, si do funksionojë mjeku i familjes. Si do menaxhohet spitali, si të zgjidhet problemi i pagesave të mjekëve. Duhet të ketë një pagesë në performancë. Nuk ka pse mjeku të rri 8 orë në spital, kur ka vetëm 2-3 orë punë. Të futet dhe punësimi part-time" - tha Çelami.

Një tjetër pikë që mjeku Rustem Çelami vendosi theksin është tek pagesa e bluzave të bardha. Ai tha se paga duhet të jetë të paktën sipas standarteve në Ballkan me atë të pagesës në Kosovë apo në Maqedoni.

"Profesor Kalo është një profesionisht shumë i formuar jashtë vendit. Ofron standarte të modeleve perëndimore. Është një pedagog i nderuar. Është model që ka qenë gjithmonë pranë pacientëve. Kalo bën një jetë shumë modeste. Nuk është e habitshme që në Kanada ku ka jetuar Kalo për të parkuar makinën pranë stacionit të autobusit ose trenit e më pas të marrë trenin për punë. Kalo nuk është se nuk ka makinë apo nuk di t'i japë. Nuk mund të ketë mjek jo të pasur. Shumë mjekë kanë ikur nga vendi ynë për shkak të keqpagesave. Për t'u bërë pjesë e institucioneve shëndetësore duhet të paguash para. Është e vërtetë që kemi shefa që kanë dhënë para për t'u rizgjedhur në të njëjtin pozicion. Kanë ndërhyrë edhe në ligje për të qëndruar aty. Kalo nuk bën pjesë në këtë kategori. Nuk kam asgjë me jetën luksoze, por secili duhet të paguhet për atë që bën.

Nuk ka të bëjë me mjekun Prifti. Është mëse normale që të jetosh mirë. Në SHBA një mjek paguhet 100 dollarë për orë pune. Në Shqipëri nuk e di se sa mund të jetë. Nëse me pagat që marrim, nëse sistemi është funksional. Pagesa dinjitoze e mjekëve sa në ballkan, Kosovë apo Maqedoni duhet të jetë e domosdoshme. Pas viteve 1990, mjeku nuk e ka më atë reputacionin në Shqipëri. Është një sistem shëndetësor i vjedhur përmes tenderave dhe koncesioneve. Ne po kalojmë kolapsin që pësoi Italia në muajt e parë të pandemisë. Është keqfunksionimi i një sistemi të kalbur. Nuk besoj që ka ndonjë mjek që punon dhe shtet dhe nuk ka pasur oferta në lekë nga pacientët e tyre. Mjekët punojnë me orë të zgjatura por ato duhen paguar. Nuk është një sistem i bazuar në meritokraci" - tha Çelami.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobi: 18/02/2021 18:30

    Ore nje gje nuk po kuptojme: te tera reformat e Rames ne keto vite ishin dhenia me koncension e checkup, prones publike e cdo te mire publike. Tani me kete operacionin e reformes ne shendetesi, ca do behet? Do ta japi me koncension te amerikani apo beje korporate me ne krye Bejqan ose Ahmetin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?