Mjeku Rustem Celami përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar dy fjalë zemre për kolegun e tij Tritan Kalo.
“Mantelbardhi etalon, kapacitet real i kalibrit ekselencës kliniko shkencore perëndimore, di edhe të thotë jo, si Prof. Tritan Kalo. Sepse preferon të jetë i kristalte siç ka genet, siç është vete.”, shkruan ai.
Celami shkruan se Kalo meriton të jetë drejtues universiteti, fakulteti, departamenti, shërbimi, ministrie, dhe shton se pa dyshim do kishim një realitet ne shëndetësi më funksionale, më cilësore dhe më nën kontroll të kësaj pandemie.
Sipas tij, profesor Kalo udhëton me autobus dhe jo si një pjesë e kolegëve të tij që kanë makina 100 mijë euro dhe vila 500 mijë euro.
Mjeku shtoi se kolegu i tij nuk ka qindra mijëra euro në shtëpi dhe në bankë, as pasuri të paluajtshme, as klinika e aksionere, sepse ai nuk shitet e blihet sikurse shiten një pjesë e mirë e kolegëve tanë nga çdo ngjyrë politike.
Profesor i nderuar.Si rrallekush ne vendin tone.Respekt pa fund per prof.Kalon.
PërgjigjuRespekte per super koment per nje super Doktor. Nje nga te rrallet qe kam pas knaqsin me takuar ne Shqipri. Shum i gjindshem dhe as nje kafe per qef nuk e pranonte. Ndihm nga shpirti. Respekte per DR Kalon.
PërgjigjuMe bukur nuk ka
PërgjigjuNice !
PërgjigjuArtikull brilliant sic eshte vete Dr. Kalo. I thjeshte, me I dituri, me I admiruari, me I drejti. Eshte fat qe punon në Shqiperi. Eshte fat per koleget dhe per pacientet e shtruar e Te pashtruar, fat per familjaret e pacienteve per komunikimin aq Te gatshem e Te papertuat, me spjegime Te hollesishme. Kete e kam nga eksperienca ime por eshe e miq e te mi. Respektet me te medha per Dr. Kalon
Përgjigju