Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim imunitetin në sezonin e virozave, a duhet të përdorim suplemente apo ushqime të pasura me këto vitamina?

27 Tetor, 15:00| Përditesimi: 27 Tetor, 15:03

  • Share

Tirane- I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Mjeku infeksionist Edmont Puca, i cili foli për virozat e stinës dhe trajtimin e tyre.”Jemi muaji tetor dhe tani mund të kemi shenjat e para të virozave që favorizohen nga ndryshimi i temperaturave” tha mjeku në fillim të bisedës, duke shtuar se është një gjë normale, dhe jo një situatë problematike.

”Pritet të kemi një valë disi të shtuar në javët në vazhdim, por duhet të presim” shtoi mjeku, pa harruar të shtonte se problematikat e virozave aktuale janë gastro-intestinale, vec shqetësimeve klasike.Mjekimi bazë konsiston në dhënien e lëngjeve, trajtimi me ibupofren, paracetamol apo preparate të tjera, si dhe dhënia e lëngjeve

Ka shumë suplemente që lehtësojnë sintomat, si vitamina C, D, Zinku dhe probiotikët pasi është probuar tashmë që trakti gastro-intestinal është një mekanizmat mbrojtës të organizmit dhe nëse e kemi të mirë, do të kemi dhe një imunitet të mirë.Shumë të rëndësishëm janë dhe produket suplementare që merren me anë të ushqimve dhe që mund të konsiderohen si depozita të vitaminës C apo D.

”Unë si mjek infeksionit e vlerësoj vlerën e vitaminës, C, D, Probiotikëve apo vitaminave të tjera” tha Edmondi.Duhet mbajtur një balancë e mirë ushqimore kur jemi me viroza sipas tij, ku nuk duhet të mungojnë sallatat, portokallet, mandarinat, brokolit, lulelakër, që të rritet imuniteti në mënyrë natyrale.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?