SPAK i komunikon kardiologut Edvin Prifti akuzat për korrupsion dhe pastrim parash

8 Shkurt, 12:17| Përditesimi: 8 Shkurt, 19:24

  • Share

TIRANË- Kardiologu Edvin Prifti u paraqit sot në SPAK ku pasi qëndroi më shumë se 3 orë, iu komunikuan akuzat për pastrim parash dhe korrupsion. Mjeku Edvin Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Mallakuçi ishte nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi ishtë kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave.

Sipas Top Channel SPAK ka vendosur sekuestro edhe mbi llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit, duke i sekuestruar shumën prej 51.479.368 lekësh dhe shumën prej 177.497 Euro. Ai shpesh herë ka kërkuar lirimin e llogarive bankare, duke deklaruar se i ka të justifikuara, por Gjykata e Lartë e ka rrëzuar kërkesën. Policia gjyqësore ka kryer një hetim të thelluar financiar dhe pasuror të Priftit dhe subjekteve tregtare të krijuar prej tij. Dyshohet se Prifti ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Nga verifikimet e llogarive bankare të Edvin Priftit apo personave fizik të regjistruar në emër të tij është konstatuar se Prifti kryente depozitime cash në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë. Policia gjyqësore ka kryer një hetim të thelluar financiar dhe pasuror të Priftit dhe subjekteve tregtare të krijuar prej tij. Dyshohet se Prifti ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

 

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fran: 08/02/2024 21:01

    Doktor me i mdyre e me hajdut nuk e gjen,ky DAKU qenka RRK komplet do Zoti te bkeri ne dore te keti qelbesire dhe do ta shikoi se si do ta rrjepi.

    Përgjigju
  • Popolo: 08/02/2024 18:09

    Perdorini ato leke per te semuret.

    Përgjigju
  • Hallexhiu: 08/02/2024 17:30

    Profesionist eshte dhe bravo i qofte, por leket qe ka marre ne dore e bejne maskara se keta Kane dy vrima ne b..the jo nje si gjithe te tjeret.

    Përgjigju
  • hektor: 08/02/2024 16:25

    Kush ka patur hall e di mire se cfar ndyresire eshte ky Prifti,njerez te tille duhen zhdukur nga faqia e dheut,ky eshte vrases dhe hajdut.

    Përgjigju
    • Veni: 08/02/2024 18:15

      Sa dhe si i mori?

  • Daku: 08/02/2024 12:36

    Po keta nuk kane pune tjeter po te mbushin hetuesine me profesioniste. merruni me inceneritoret dhe mafjen ne pushtet.

    Përgjigju
    • Diku: 08/02/2024 19:55

      O Daku i bie qe mire nea i bejne doktorat qe na marin leket pastaj.po s.u dhe leke te len te vdesesh keta muter

    • Hajdari: 08/02/2024 17:15

      O Daku. Ky ësht kap me presh në duar dhe duhet ndëshkuar. Si thua ti ta lën këtë të na zhvasi?. Ky na vjedh direkt kur litarin e ke në fyt. Incenetatorë jan në hetim.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?