Mjeku Ervin Priftaj: Çfarë është terapia me oksigjen dhe për çfarë mund të përdoret

1 Dhjetor, 11:03| Përditesimi: 1 Dhjetor, 11:08

  • Share

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio ishte Ervin Priftaj i cili foli për terapinë me oksigjen apo dhoma hiperbarike.

”Trajtimi me oksigjen hiperbarik në botë ka mbi 100 vite që përdoret dhe më parë është përdorur tek zhytësit pasi dilnin nga uji”, tha ai në fillim të bisedës.

Disa nga diagnozat që mund të kurohen me të janë plagët që nuk mbyllen, djegiet apo ato që quhen plagët diabetike, humbjet e dëgjimit apo të shikimit. Përdorimi i kësaj terapie ul inflamacionin intraqelizor, ndihmon njerëzit që kanë probleme ekzistuese me veshët, apo që kanë dëmtime të daullës, sikurse dhe infeksione të ndryshme.

Terapia mund të shërbejë dhe kundër plakjes pasi është parë që është efikase. Në fund mjeku tha se postulati i mjekësisë më mirë parandalo se kuro, është gjithmonë efikas.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?