Mjeku ‘Heroi i Sars’: Duhen vite për vaksinën e sigurt për koronavirusin

19 Maj 2020, 13:39| Përditesimi: 19 Maj 2020, 13:42

  • Share

Intervistuar nga "CNN", doktor Zhong Nanshan, një mjek kinez që dihet se është përballur dhe luftuar kundër Sars në vitin 2003, tani këshilltar pranë qeverisë së tij, flet për atë që ka ndodhur në Kinë dhe atë që pjesa tjetër e popullsisë së botës ende duhet të presë.

Sipas Nanshan, në fakt, do të jetë e nevojshme të presim disa vite para se të kemi mundësi të kemi një vaksinë vërtet të efektshme, ndërsa ndërkohë koronavirus ka shumë të ngjarë të kthehet përsëri.

Duke folur për vendin e tij, mjeku sqaroi se jeta e qytetarëve të gjigantit aziatik po kthehet ngadalë në normalitet, edhe pse grupe (shpërthime të vogla) kanë ndodhur në Ëuhan dhe provincat veri-lindore të Heilongjiang dhe Jilin javët e fundit. Ky është, sipas mjekut, një fakt për fat të keq normal. "Shumica e kinezëve aktualisht janë akoma të ndjeshëm ndaj infeksionit Covid-19, për shkak të mungesës së imunitetit", shpjegoi Nanshan. "Ne po përballemi me një sfidë të madhe, për momentin nuk jemi në një situatë më të mirë se vendet e tjera të huaja ", shtoi ai.

I njohur në të gjithë botën si "heroi i Sars", Dr Nanshan gjithashtu e ka gjetur veten në ballë të luftës kundër kësaj sëmundje të re, Sars-Cov-2. Më 18 janarin e kaluar, mesi i krizës, Nanshan ishte ndër të parët që vizitoi Ëuhanin.

"Autoritetet lokale nuk donin të tregonin të vërtetën në atë kohë," tha doktori. "Në fillim ata heshtën, por unë këmbëngula dhe iu thashë se numri I të infektuarve duhej të ishte më i lartë. Dyshime e Dr. Nanshan  u shtuan nga fkti se për dhjetë ditë autoritetet shëndetësore në Ëuhan nuk paten raportuar asnjë rast të ri infeksioni dhe numri kishte mbetur i pa lëvizur, 41. Pastaj ndodhi zbulimi, në fakt të infektuarit nuk ishin 41 por 308 dhe tre të vdekur si edhe 198 personel mjekësor i infektuar. Paskësaj qyteti u mbyll në karantinë.

Nuk ka patur asnjë përpjekje për tja fshehur të vërtetën botës, insistoi Dr. Nanshan.

Gjatë intervistës, mjeku tha se kinezët mësuan nga gabimet e bëra gjatë epidemisë së Sars, e cila ndodhi 17 vjet më parë. Me atë rast, pati vërtet një përpjekje për të mbuluar infeksionet për disa muaj, por pasojat i mësuan autoriteteve kineze shumë. Sipas Nanshan, këtë herë qeveria vendosi menjëherë të informojë vendet e tjera, në mënyrë që të gjithë të ishin të përgatitur të përballeshin me koronavirusin.

Sidoqoftë, numrat e epidemisë në SHBA për doktor Zhong Nanshan janë shqetësues.

 "Unë mendoj se në disa pjesë të Evropës, ndoshta edhe në Shtetet e Bashkuara, qeveritë mendojnë se kjo sëmundje është pak a shumë si gripi. Kjo është e gabuar, "tha mjeku, i cili më pas hodhi poshtë në mënyrë kategorike teorinë e Presidentit Donald Trump se Covid-19 doli nga një laborator kinez.

Nanshan tha se ai menjëherë kishte kontaktuar me Dr. Shi Zhengli, virologun kryesor në Institutin e Virologjisë Ëuhan, për të kërkuar sqarime pasi dëgjoi pretendimet e hedhura nga Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo.

"Ai më tha se ishte absolutisht qesharake”- tha Nanshan.

Problemi kryesor tani është përballja me sëmundjen dhe përgatitja për shpërthime të reja infeksioni. Zhong Nanshan tha për CNN se aktualisht ekzistojnë 3 vaksina të testuara në Kinë, por do të duhet kohë për të patur një të vërtetë dhe efektive.

“Ne duhet të testojmë përsëri dhe përsëri dhe përsëri, duke përdorur lloje të ndryshme të vaksinave. Është shumë herët për të nxjerrë një përfundim se cili lloj i vaksinës është i përshtatshëm për këtë lloj koronavirusi. Kjo është arsyeja pse unë sugjeroj se duhet të presim shumë para se të jepet miratimi përfundimtar për një vaksinë,"- përfundoi ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?