Isuf Kalo dhe foto e Enver Hoxhës dhe Sali Berishës

Isuf Kalo tregon variantin e tij, ja pse Sali Berisha u gjend krah Enver Hoxhës

3 Dhjetor 2021, 14:40| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 14:59

  • Share

Pas publikimit të fotove të Sali Berishës në krah të diktatorit Enver Hoxha ka ardhur edhe reagimi i mjekut personal të Enver Hoxhës, Isuf Kalos, i cili është edhe mik me Berishën, ku ka treguar variantin e tij se si janë gjendur në krah të dikatatorit.

Sipas mjekut Kalo, arsyeja e prezencës së Berishës, ka qenë njohja e tij personale me të renë e Enverit, Liljana Hoxhën, e cila ishte aso kohe kryeredaktore e revistës së atëhershme “Shkenca dhe jeta”, në të cilën dr. Berisha ishte njëri prej anëtarëve aktivë të kolegjiumit.

Ai ka treguar se bashkë me Berishën, janë ftuar nga familja Hoxha në një drekë familjare në Pogradec. Në dijeninë, time thotë në përgjigjen e tij, lidhjet e asaj kohe të dr. Berishës me banorë të veçantë të Bllokut, kanë qenë të natyrës profesionale.

Reagimi i Isuf Kalos

Ndjej detyre qytetare dhe etike profesionale si ish mjek personal aso kohe i Enver Hoxhes dhe familjes se tij, prezent se bashku me kolegun tim Dr Sali Berisha ne fotot e botuara sot ne shtyp  te qartesoj opinion publik  lidhur me te vertetat dhe rrethanat ne te cilat ato jane realizuar.

Arsyja e prezences se Dr Sali Berishes ne to, ka qene kryesisht njohja e tij personale me te rene e Enverit, Liljana Hoxhen  e cila ishte aso kohe kryeredaktore e revistes se aterheshme “Shkenca dhe Jeta”, ne te cilen Dr Berisha ishte njeri prej  antareve aktiv te kolegjiumit.

Ajo dhe i shoqi Sokoli e paten ftuar miqesisht ate si edhe mua qe isha pervecse mjek i tyre, dhe kolege e mik i Saliut.

Edhe ne nje dreke familjare ne Valarek te Pogradecit, si dhe ne nje shetitje familjare te perbashket me varke qe jane ilustruaar me fotot respective. 

Kjo me qe  Dr Berisha njekohesisht ndodhej aso kohe gjithashtu me pushime ne ate qytet.

Ne foton tjeter ku duken  Enveri dhe Nexhmije Hoxha ne ecje  e siper dhe njekohesisht  Dr Berisha ne sfond, ky ka qene aty po ashtu i ftuar personalisht bashke me te ftuarit  e tjere nga Liljana dhe i shoqi ne ambientin familjar te shtepise se tyre ne Bllok thjesht per urim, per ti uruar ditelindjen e saj.

Koincidoi qe  Enveri me te shoqen erdhen  gjithashtu ne ate moment  per te uruar te rene.

Ata vetvetiu pershendeten sic eshte zakoni edhe te pranishmit e tjere aty ndonese nuk  ishin te njohur prej tyre personalisht me pare, por pa  u interesuar e pa biseduar vecanerisht me asnjerin prej tyre .

E verteta eshte qe Dr Sali Berisha ka konsultuar episodiksht si kardiolog disa te semure te Bllokut por asnjehere  personalisht Enver Hoxhen dhe as familjaret e  tij.

Ne dijenine time lidhjet e asaj kohe te Dr Berishes me  banore te vecante te Bllokut kane qene  te natyres profesionale pa kuontitacione te posacme  politike

Lutem per korrektese ndaj publikut botojeni edhe kete deshmi.   

Me nderime. Miqesisht 

Prof Dr Isuf Kalo 

Sali Berisha bashkë me diktatorin Enver Hoxha

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Simon: 04/12/2021 13:29

    Ti kar kalo je me i keq nga e keqia.tu thafte ajo dore .qe shkruan dhe libra

    Përgjigju
  • Llazi: 04/12/2021 11:44

    Po mire ben zoti Kalo se ndonje lek nga Saliu tani eshte komod per ty.ti je me i felliqur se ai.rrofte UDB

    Përgjigju
  • Refati: 04/12/2021 09:58

    Kur do vdisni ju mor qelbesira qe mbani veten per doktora. Ju po e mbani peng ate vend me mashtrimet dhe intrigat tuaja. O qelbesira qe te gjithe o pjelle te enverit. Vdisni mor kerma te kete mundesi brezi I ri I edukuar te coj para ate vend. E keni kapur per fyti cdo gje aty dhe nuk po e leshoni o plehra.

    Përgjigju
  • Fieri65: 04/12/2021 08:22

    Po ku eshte e keqja qe takoi Enverin, ishte servil, keshtu çahej atehere, une nuk isha servil nuk me njeh njeri. Sala ishte karierist dhe beri kariere Te gjithe keshtu jane! Tani po e ndjek populli!!Keto lajme qe nxirrni ju nuk i merr kush parasysh!! SHikoni Ramen qe po ben Kerrdine!!

    Përgjigju
  • Beni: 04/12/2021 07:04

    Aktori Mehdi Malkaj ka portretizuar bukur ne komedine "Revolveri". Pas torturave me ne fund "zberthehet". Thote se aq armik i pabese ishte sa as vete ai nuk e dinte qe ishte armik. Dhe i qante halli hetuesit qe ishte lodhur duke e shtruar ne dru. Mire Berisha nuk e di nese e ka takuar apo jo diktatorin (edhe sikur as qe eshte ndonje cudi e mesme), edhe Prof Kalo nuk e di qe paska qene deshmitar. Jo or jo. Te me falni por jo Berishe e sorollop por cdo individi anetar,ish anetar apo bir a bije komunisti apo nip e mbese nuk do doja te qe as ne pushtet e as ne politike. Gje qe sigurisht nuk ben vaki se e kane mberthyer mire sa ne PS dhe sa ne PD. Por pse bejne kaq hipokrite kur gjoja kritikojne dike si komunist kur jane vete komuniste. Dhe komunistin ne krye te qeverise, me i pisti, ate e kane pagezuar "Artisti". Kesaj i thone tamam si te 176 "tja japesh vetes bam".

    Përgjigju
  • Iris: 04/12/2021 03:39

    Jo z.Kalo,rastesia qe te merrje ftese per ditelindjen e E.H.,ishte ruajtur per veteranet,heronjte e luftes e te punes,nxenesit e studentet e dalluar,por kur ftohesh ne dreka personale,dhe ne shetitje personale,kur perzgjidhesh te kujdesesh per shendetin e tyre,nuk eshte me rastesi,quhet seleksionim,ose perzgjedhje mbi nje baze kriteresh te vecanta,por e ke mik e koleg te mirekuptoj,per apologjine qe po i ben.Problemi nuk eshte fotoja,nuk ka asgje te keqe te kesh nje foto me nje politikan,kushdo qofte ai,problem eshte pse hiqet sikur se ka njohur e se ka takuar kurre?!

    Përgjigju
    • Jojo: 04/12/2021 07:34

      ahh sa te mire te kam IRIS, komentet i ke gjithmone brillante ashtu si je dhe vet... Mendoj se te njoh dhe me njeh shume mire

  • Dajti: 04/12/2021 02:09

    Rastesi? Saliu e dinte sic e dinim te gjithe qe Enveri pushonte ne Tushemisht. 1 milion perqind sala ka shkuar disa here derisa me ne fund e takoi.Cudditem se si ka akoma ka njerz qe besojne salen.Pse jane kaq mendjeshkurter pasuesit e sales nuk e kuptoje dot.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 03/12/2021 20:21

    Qe ti je ne nje tave me Saliun ,kjo nuk do shume mend.Ky shkrim prej avokati mbrojtes i nivelin te ulet verteton se je brenda taves.Detyra te perbashketa me role te ndara.Saliu edhe me ftese te lilianes,po te donte nuk shkonte.Po lidhje e SALIUT me liljanen ,sipas teje ,per mua eshte e dyshimte.Sa veta shkruanin ne ate reviste, pse u ftua vetem Saliu xhanem.Aty nuk ishte kongres shkencetaresh.

    Përgjigju
  • Ska rendesi: 03/12/2021 19:13

    Rastesi mund te ndodhesh ne anadoll por rastesi te kalosh disa rrethime dhe disa filtrime qe te ndodheshe fizikisht prane figures kryesore te shtetit Shqiptar , Rastesi mund te quhet emerimi yt ne OBSH ,Rastesi mund te quhet emerimi i te gjith stafit te mjekeve pesonal ne detyra te rendesishme ,nga deputet tek minister , apo drejtuesi i urdherit te farmacisteve e me radhe . Zot. Kalo nuk kam moral te gjykoj si mjek dhe aftesite e tua personale por si agjent po ti dhe bashibozuket e tjere moret persiper ta zgjidhnini ate qe shume agjentura nuk e zgjidhen dot , c'ti besh rastesia na vjen gjithmone nga Franca ,duhet te kete kurva te bukura qe bien brenda dyrdylet shqiptar , Zot. Kalo nuk lahet muti me shurre

    Përgjigju
  • Vloraku: 03/12/2021 15:47

    Po ore po, rastesisht ne Pogradec,rastesisht ne ditelindjen e Lilianes edhe rastesisht na u be kryetar i opozites se pare.Hall te madh paska plaku Mere qe ka dal ne rrugë perseri....

    Përgjigju
    • Alfred Lucaj: 03/12/2021 16:41

      Po, po! Rastesi aty, Koencidence ketu mos genje Isuf Kalo Trapi, se ai kur donte te takonte njeri do ti binin Biografine e Personit qe nga Katragjyshi dhe do te xhvishej lakuriq si e ka bo Nona per ta kontrolluar Zagaret e Enverit se mos ka Arme e ti me thua ishte rastesi ketu e atje. Ti Isuf Kalo kerkon te fshehesh Katunarin dhe veten tende se po ke punuar ne Bllok edhe ti je si Enveri e Saliu pa Pike ndryshimi zorranjose e Sahanlepieres.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?