Perikli Dhales

Mjeku i njohur: Indiferencë totale e FSHF-së dhe Tiranës për Perikli Dhales!

15 Qershor 2018, 12:26| Përditesimi: 15 Qershor 2018, 12:29

  • Share

Dje u nda nga jeta një nga futbollistët më të mirë të viteve 60’-70’. Perikli Dhales është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Një nga mbrojtësit më të mirë që ka mbrojtur ngjyrat e Tiranës. Ai ka luajtur në fillimet e tij me futbollistë si Ali Mema, Fatmir Frashëri, ndërsa në mbyllje përkrah Agustin Kolës, Arben Minës dhe Shkëlqim Muçës. Pas karrierës si futbollist, ai u aktivizua edhe në politikë. Për 2 vite ishte drejtori i stadiumit “Qemal Stafa”.

Mjeku i njohur, Petrit Vargu, në një postim në profilin e tij në Facebook, përveç dhimbjes për humbjen e mikut të ngushtë, i ka bërë përshtypje indiferenca e FSHF-së dhe klubit të Tiranës karshi Perikli Dhalesit…

Dy ditë më parë humba mikun dhe pacientin tim të dashur, Perikli Dhales. Ishte e vetmja betejë që humbëm, pasi fitorja është e pamundur në mjekësinë e sotme, megjithë diagnostikimin e menjëhershëm që i bëmë.

Ajo që më bëri përshtypje ishte indiferenca e federatës së futbollit, për ta nderuar ashtu siç e meritonte. Indiferenca e bashkisë që ta nderonte kampionin e qytetit tonë. Dhe mbi të gjitha, indiferenca e klubit të Tironës për të nderuar kampionin e madh të tyre, duke harruar që nëpërmjet Peres, nderojnë veten e tyre.

Dje Tirona, moralisht ka rënë në kategorinë e katërt. Ndërsa ne si popull tregojmë që i meritojmë plotësisht bastardët që na drejtojnë. Boll të kujtoni se çfare bëri Kosova pak ditë më parë për një lojtar të nivelit të tij.

Gëzuar Bajramin miqtë e mi.....!

Mjeku Petrit Vargu

Komento

Komente

  • redi: 15/06/2018 17:59

    Ngushllime familjes , por Dhales do mbesi legjend jo vetem per Tiranen por per futbollin shqiptar . Perja do mbahet mend si nje nga mbrojtesit me te mire ne historine e futbollit shquptar . Dheu i qofte i lehte dhe turpi klubit te Tiranes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?