Mjeku infeksionist tregon masat që duhet të merrni për të shmangur prekjen nga koronavirusi

22 Shkurt 2020, 21:23| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 21:32

  • Share

TIRANE- Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla si të tregohemi të kujdesshëm për të shmangur prekjen nga koronavirusi. Ai thotë se kultura qytetare dhe ndërgjegjësim për higjenën personale dhe të mjedisit rrethues janë dy hallka shumë të rëndësishme për parandalimin dhe kufizimin e rasteve me koronavirus.

"Kultura qytetare në sjelljen tonë në publik si dhe NDËRGJEGJËSIMI për higjenën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka të rëndësishme si në PARANDALIMIN po ashtu edhe në KUFIZIMIN e rasteve me Covid-19. “KUSHTOJNË” shumë-shumë pak por janë mjaft të efektëshme…..SENSIBILIZIMI në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB….PARA rrezikut iminent, TEORIZIMET e shumta në këtë drejtim janë të pabukta.....TË KUPTOJMË qartë mesazhet që na vinë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjekësore, e të bëhemi të gjithë pjesë e PËRBALLIMIT të këtij risku, sikundër është mundësija e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri…..Infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe …..Mëndjekthjellët dhe Vullnetplotë uroj dhe shpresoj se do tia dalim!!!", shkruan Tritan Kalo.

Komento

Komente

  • Tosi: 22/02/2020 22:38

    Nje mase urgjente mbrojteje nga koronavirusi eshte mospjesemarrja ne mitingun famekeq te leshitlikes me 2 mars. Sa me larg o popull nga grumbullimet masive. Italia e ka ndaluar me ligj mitingun prej situates se krijuar.

    Përgjigju
    • SixNeuf: 27/02/2020 00:25

      Shume e vertete duhet te rrijme sa me larg grumbullimeve te njerezve siq eshte dhe mitingu, nuk duhet te shkoje askush ne miting.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?