Mjeku italian që shkaktoi polemika: Pas pak koronavirusi do largohet, por akoma duhet të respektojmë masat

2 Qershor 2020, 11:44| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 11:50

  • Share

Ndërsa përpiqet në çdo mënyrë që të mos lejojë që njerëzit të ulin vigjilencën, Alberto Zangrillo, drejtori i Kujdesit Intensiv në spitalin San Raffaele në Romë me deklaratën e tij dje se klinikisht koronavirusi nuk ekziston, u shndërrua dje në një bombë në mediat sociale

Edhe sot pas polemikave të shumta, Zangrillo është shprehuar përsëri i bindur për ato çfarë ai tha dje.

“Koronavirusi nuk ekziston klinikisht. Është zhdukur. Po e përsëris: tani bashkëveprimi midis koronavirusit dhe ‘gjahut’ të tij nuk është më në gjendje të prodhojë atë që bëri para disa javësh”, - tha Zangrillo për 'Il Giornale”

“Unë flas si profesor universitar dhe shkencëtar. Është tjetër gjë të jesh mjekë klinikë e tjetër gjë të jesh shkencëtarë. Ekzistonte mundësia që virusi të ketë ndryshuar, por deri më tani nuk kemi gjetur ndonjë mutacion domethënës. Mundësia tjetër është që te ai të kenë ndodhur ndryshime të ciklit biologjik. Një prej tyre është aftësia për tu përsëriturur”.

Zangrillo tha gjithashtu se njerëzit duhet të vazhdojnë të ndjekin të gjitha masat e sigurisë. Ka ende shumë njerëz që qarkullojnë pa maska. Koronavirusi së shpejti do largohet, të durojmë edhe për ca kohë dhe të zbatojmë masat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?