Mjeku Kita Sallabanda nga Madridi: Në Spanjë nuk diskutohen fare për përdorim vaksina ruse dhe kineze! (VIDEO)

4 Mars 2021, 22:31| Përditesimi: 4 Mars 2021, 22:46

  • Share

Mjeku shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda, në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se në Spanjë vaksina ruse dhe vaksina kineze nuk diskutohen fare. Mjeku Sallabanda tha se deri tani në Spanjë janë vaksinuar rreth 5.2 e popullatës dhe shtoi se në mesin e muajit mars dhe prill, pritet të nisë vaksinimi masiv, dhe në verë të jetë vaksinuar rreth 70% e popullatës.

‘Tabela jep nivelin e besimit që kanë vende të ndryshme të botës ndaj vaksinës, ruse. Po ta shohësh në tabelë, në Rusi 32% besojnë se vaksina është efikase. Në SHBA, 31% mendojnë se është efikase, ndërsa në Kinë mendojnë 29% se vaksina ruse është efikase. Në Spanjë nuk diskutohet fare vaksina ruse, nuk është futur, në Spanjë dhe nuk mendohet fare që të futet. Janë duke prodhuar edhe një tip vaksine spanjolle, që do të jetë gati në tre mujorin e fundit të këtij viti. Ndoshta në maj EMA do të japë konkluzionet për vaksinën Ruse. BE kërkon që prodhimi i vaksinës ruse të prodhohet brenda territorit të BE-së. Vendimi për të marrë vaksinë ruse janë vendime që kanë edhe një karakter politik, jo vetëm shkencor. EMA nuk e ka marrë në shqyrtim akoma. Mendojnë se vaksina Pfizer, Moderna janë më të mira se vaksina ruse, për shkak se nuk kemi të dhëna studimore për vaksinën ruse. Vaksina kineze në Europë deri tani as nuk po diskutohet. Kam një vërejtje për vaksinën kineze, për të prodhuara një vaksinë mbi një virus ka qenë koha shumë e shkurtër. Unë nuk kam dyshim mbi shkencëtarët e Rusisë, por BE dhe të gjithë neve duhet të kontrollojmë se çfarë do të vendosim në trupat e njerëzve. Në Serbi më thanë se njerëzit nuk duan të marrin rusen, por Pfizer. Pyetja është a mund të bëhen në Shqipëri? Besoj se po! Spanja ka vaksinuar 5.2 % të popullatës, tani në mesin e marsit dhe të prillit mendojnë që të bëjnë vaksinim masiv dhe në behar në letra presin të vaksinojnë 70% të popullatës, megjithëse mua më duket utopike- tha Sallabanda.


Lajmi kryesor:

Mjekët në Repolitix: Italia dhe Gjermania drejt vaksinës ruse, në Turqi 9 mln të vaksinuar me atë kineze! Bejtaj: S'mund të etiketohen vaksinat nga flamujt (VIDEO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?