Mbrojtësi dhe kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, ka publikuar një foto prekëse të një mjeku në frontin e parë të luftës, i cili shkroi numrin 13 dhe emrin e tij mbi uniformën e bardhë.
“Dje mora këtë foto… ky djalosh kishte shkruar: ‘Ti je idhulli im”. Dhe unë iu përgjigja: ‘Idhulli i vërtetë je ti këtu.
Jo vetëm ky djalosh, por të gjithë ata që po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar tonën.
Nuk ka dhuratë më të madhe. Ju jeni krenaria jonë dhe e vetmja gjë që mund të bëj, është të them: FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA!”, shkroi Romagnoli.
Kujtojmë se Italia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në të gjithë botën.