Mjeku në Repolitix: Diabetikët më të rrezikuar nga COVID-19, por nëse trajtohen rregullisht...janë njësoj si të tjetër

8 Prill 2020, 19:20| Përditesimi: 8 Prill 2020, 19:41

  • Share

Për sa i takon të sëmurëve me diabet mjeku Dashamir Gjergji në një lidhje skype në emisionin Repolitix në Report TV thotë së diabetikët që janë trajtuar mirë nuk duhet të tremben.

"Diabeti konsiderohet faktor risku në sensin e prekjes më tepër nga virusi. E keqja është tek menaxhimi, pasi diabatikët shfaqin më shumë komplikacione nëse preken nga virusi. Diabetikët duhet të bëjnë kujdes, sa më shumë të izoluar, të mos kenë kontakte me njerëz jashtë. Të mbajnë një higjienë të mirë dhe të mbajnë me vete ilaçet sidomos insulinën. Mbajtja e një diete korrekte është baza për ta, por në këto kushte ka vlerë edhe më shumë. Tendenca është që duke qëndruar brenda është mbipesha dhe bëhet e vështirë për të menaxhuar diabetin. Diabetikët që trajtohen rregullisht nuk kanë ndryshim në trajtimin e kësaj sëmundje apo përballje me të. Por kur kanë patur një diabet të çrregulluar, këta do vuajnë dhe imunitet të dobët dhe mundësia e përballjes me këtë armik lë shumë për të dëshiruar. Statistikat e vdekshmërisë tek diabetikët nuk kanë qenë shumë të larta në Shqipëri, krahasuar me vende të tjera, deri në këto momente. Diabetikët që janë trajtuar mirë nuk duhet të tremben. Perime të gjalla tre herë në ditë, fruta dy herë në ditë, që nuk përmbajnë sheqer. Duhet të konsumojmë ushqim shtëpie. Duhet të bëjnë kujdes me ujin. Imuniteti është i lidhur me sasinë e ujit në organizëm. Një litër deri 1 litër e gjysmë rekomandohet në këto kohë", tha mjeku.

Mjeku Gjergji vë theksin tek marrja disa herë në ditë e Vitaminës D, por edhe Vitaminës C kjo e fundit shoqëruar edhe me magnez.

"Studimet e fundit po flasin për rolin që ka vitamina D për një periudhë dy javore. Grupet e riskut që e kanë imunitetin,  jo të fuqishëm ne rekomandojmë marrjen në doza të mëdha të vitaminës D. Marrja e vitaminës D duhet të jetë një stil jete edhe për diabetikët. Imuniteti qelizor nga vitamina D, mbron që të mos kenë komplikacione këto të sëmurë. Është faktor kyç në mirëfunksionim e imunitetit tonë. Statistikat e diabetikëve të prekur kanë qenë fatale, pasi kanë patur edhe komplikacione të tjera përveç, të qenurit diabetik. Vitamina D kryesisht merret nga dielli, në kushte të shtëpisë, mund të marrim bulmetin, veza siguron vitaminë D të caktuar. Prodhimet e detit gjithashtu janë të pasura me Vitaminë D. Studimet më të fundit kanë treguar se edhe Vitamina C është mjaft e rëndësishme të merret në doza të mëdha 2 deri në 3 gr shoqëruar me marrjen e magnezit, në 400 mlg në ditë është vënë re se ka një stimulim të mirë të komunitetit. 7-8 kokrra arra në ditë, ose bajame përgjithësisht fruta të thata", u shpreh mjeku.

Disa këshilla praktike nga mjeku për diabetikët

-Të ruajnë nivelin e sheqerit në kushte normale, përmes dietës. Ose dhe nëse e kalojmë pak duhet ta djegin. Në mungesë të shëtitjes të bëjnë ecje në shtëpi. Pak ushtrime në kushte shtëpie, pa u sforcuar.

-Vaktet duhet të jenë në orar fiks. Planifikoni mirë vaktet. Duhet të hanë çdo 5 orë.

-Të gjitha vaksinat që diabetikët kanë bërë mund t'i mbrojnë nga gripi sezonal, por kurrsesi nga COVID-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?