Mjeku për 'Repolitix': Rihapja mund të jetë nga data 14 maj, pandemia nuk zgjat më shumë se tre muaj

30 Prill 2020, 19:22| Përditesimi: 30 Prill 2020, 19:29

  • Share

Optimist për situatën në vendin tonë, ndërsa thekson se të gjitha episodet virulente nuk mbajnë më shumë se tre muaj, Prof. Pirro Prifti thekson se me shumë gjasa do të ketë një hapje graduale në 14 maj.

Ndërsa beson se ky virus ka hyrë në Shqipëri më datë 20 shkurt. Në një lidhje skype për ‘Repolitix’ mjeku Prifti, lektor në Departamentin e Shkencave Teknike Mjekësore në Universitetin "Aleksandër Moisiu' në Durrës sqaroi se ekziston hipoteza se vendet lindore kanë më pak vdekshmëri se vendet perëndimore.

"Besoj se në Shqipëri situata është e stabilizuar. Do ketë raste sporadike. Mendoj se futja e virusit në Shqipëri ka ndodhur nga data 20 shkurt nga lëvizjet. Besoj se ka ardhur në këtë muaj nga emigrantët, kryesisht nga Itali dhe Greqia. Dhe duke patur parasysh kohën e inkubacionit, që është 14 ditë ka filluar nga fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit, kapja. Problemi i përcaktimit të diagnozës përmes testimit mund të ketë vonuar pak por është kapur në kohë. Në këtë periudhë marrja e tamponëve është e domosdoshme për të përcaktuar se cilët persona do të karantinohen, duke filluar që nga ardhja e virusit në Shqipëri nga data 20 shkurt nga emigrantët e deri më sot. Gjë që është kapur në kohë nga shteti ynë dhe janë marrë masat e duhura. Ky virus është i ri dhe është i modeluar. Njerëzit nuk kanë imunitet. I ardhur nga Kina nuk është hera e parë që ky vend sjell këto tipe virusesh, që nuk mbajnë më shumë se 3 muaj. Të gjitha episodet virulente nuk mbajnë më shumë se tre muaj. Me rritjen e temperaturës fillon të bjerë. U bënë dy muaj, gati 8 javë mendoj se e kemi kaluar pikun. Por kjo nuk do të thotë të mos vijojmë dezinfektimin në ambientet ku punojmë. Edhe tunelet e dezinfektimit duhen patjetër edhe pse kërkojnë investim", tha prof. Prifti.

Ndërsa shumica e Evropës vendosi kufizime të mëdha në jetën publike për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Suedia u dallua për të kundërtën. Të gjithë të flasin për vendin nordik dhe masat e saj të buta të bllokimit dhe izolimit. Edhe OBSH, nga ana tjetër, nuk ka dyshime. Mjeku Prifti thotë se pavarësisht kësaj, raporti i vdekshmërisë është shumë i lartë se në vendin tonë.

"Suedia nuk ka mbajtur shumë masa, por raporti i vdekshmërisë është shumë i lartë se në vendin tonë. Deri në 20 prill ëe shumë testime ka bërë Amerika, pasuar nga Rusia e më pas Italia. Mortaliteti në këto vende ka qenë më i lartë", theksoi Prifti.

Ndërsa nuk përjashton aspak hipotezën se popujt e vendeve lindore janë më pak të prekur nga pandemia duke dhënë edhe arsyet.

"Ekziston hipoteza se vendet lindore kanë më pak vdekshmëri se vendet perëndimore. Vaksinimi kundër turbekulozit ka krijuar një imunitet në popullatë, që ka vijuar deri tek personat që sot janë 60 vjeçarë. Megjithatë rastet kanë ndodhur edhe për shkak të patologjive të tjera. Mendoj se hapja duhet të jetë në mënyrë graduale. Besoj se rihapja do jetë nga data 14 maj duke ndjekur edhe hapat e Italisë. Pandemitë nuk zgjasin më shumë se tre muaj. Problem janë rihapja e shkollave, çerdheve si dhe transporti urban, për të parë cila do të jetë forma teknike që do të ndiqet", u shpreh Prof. Prifti.

Ndërsa hedh poshtë teorinë se radioaktivitetit 5G ndikon drejtpërdrejtë në jetët tona.

"Përsa i përket radioaktivitetit 5G nuk kanë lidhje direkte valët elektronike me virusin. Por valët ndikojnë në uljen e imunitet duke shkaktuar prirjen për tu sëmurur. 5G ka valë më të gjatë dëmtimi. Por në Shqipëri ende 5G nuk mbulon gjithë territorin", tha Prifti.

Lidhur me përpjekjet mbi një vaksinë të mundshme në muajin shtator, mjeku flet mbi studimin më te fundit në Kinë për antitrupat e gjetura tek pacientët, të cilat mund të klonohen.

"Ka një problem të madh shkencor pasi këto lloj viruesh kanë ARN dhe jo ADN. Për viruset që kanë ADN, shkencëtarët kanë krijuar vaksina më lehtë, pasi kur bëhen vaksina me viruse të vdekura ose gjysmë të gjalla krijojnë imunitet të fituar gjithë jetën. Ndërsa me viruset ARN është më e vështrië pasi nuk quhet tamam një gjallesë. Viruset ARN nuk quhen gjallesa tamam. Është bërë një punim për antikorpet në Kinë nga një shkencëtar atje, i cili ka gjetur 3 tipe antitrupëza specifike, për koronavirusin nga përpunimi i gjakut të 60 pacientëve dhe klonimi i tyre mund të ketë lehtësira, për t’i shpërndarë këto tipe antitrupëza tek pacientët e prekur. Por vaksina do kohë të bëhet. Lajm i mirë është se po punojnë shumë shkencëtarë kësaj here. Po punohet intensivisht për viruse stabël. Këto viruse modelohen. Kur kalon një stinë bën një veshje të ndryshme në një stinë tjetër. Mund të vij në një formë tjetër më të zbutur. Pasi e ka kaluar atë që ne e quajmë’imuniteti i tufës’. Këta persona që e kanë kaluar mund të mos sëmuren. Mund të sëmuret grupi tjetër", theksoi mjeku Prifti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?