Mjeku për Report Tv: Pacientët kanë frikë të shtrohen në spitalet COVID, qëndrimi në shtëpi në gjendje te rënduar, i gabuar

24 Nëntor 2020, 16:49| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 17:56

  • Share

Ambulancat shkojnë e vijnë në spitalin “Shefqet Ndroqi” apo COVID 2, që prej muajsh tashmë trajton të prekurit me COVID-19. Pasi të sëmurët futen brenda në urgjencën e spitalit, autoambulancat dezinfektohen dhe dërgohen për një tjetër mision COVID.

Mjeku i urgjencës, Ilir Allkja tregon se koha e pritjes së qytetarëve në autoambulanca është ulur, por shqetësuese mbetet frika që kanë ata për tu shtruar në spital, duke qëndruar në banesë deri në rëndim të gjendjes shëndetësore.

“Aktualisht mbetet problem, të sëmurët që hezitojnë të vijnë në spital dhe qendrojnë në shtëpi duke u agravuar, duke agravuar parametrat e tyre jetësor deri në ekstrem. Ka nga ato që kanë frik, janë ca legjenda idiote që janë përhapur të cilat i stepin. Në momentet që saturimi i oksigjenit bie nën 90% duhet doemos që ti drejtohen spitalit, të kërkojnë ndihmë për tu hospitalizuar sepse nuk mund të menaxhohet në shtëpi sëmundja në momentin që parametrat fillojnë e bëhen kritik. Në spital do të ketë gjithmonë një mjek që do të kujdeset për ta”, tha mjeku i urgjencës.

Mjeku Allkja thotë se nuk ka protokoll për trajtimin e pacientëve në autoambulanca,  arsyeja e qëndrimit me orë të tëra ka qenë pritja e lirimit të një shtrati.

“Nuk ka asnjë protokoll, janë si të thuash gënjeshtra ato sepse po të kishte një protokoll do të na jepej me shkrim, ne nuk kemi ndonjë protokoll për të qëndruar pacientët në ambulancë, kanë qendruar në pritje të lirohej një shtrat, kjo ka qenë e gjitha. Pacientët në ambulancë trajtohen nga ekipi mjekësor i autoambulancës, trajtohen me oksigjen, trajtohen me barna për të qetësuar dhimbjen apo për të hapur rrugët e frymëmarrjes, me gjithë suportin që ju duhet”- u shpreh Ilir Allkja për Report Tv

Jashtë “Shefqet Ndroqit” çdo ditë paraqiten familjarë që me qese në duar sjellin ushqime dhe sende personale për të afërmit e tyre të shtruar në spital.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 24/11/2020 19:10

    Si the doktorro, njerëzit nuk kanë besim te ju!!?? Besimi fitohet o doku. Ju e keni dhjerë paksa këto 30 vitet e fundit. Ore se s'kuptohet shum kjo punë, si i bin tani, po të rrish në shpi jeton, po të shkosh te spitali vdes (edhe se je nën kujdesin e doktorve) ma shpjego pak pse të shtrohen në spital te ju njerzia??

    Përgjigju
  • Mario: 24/11/2020 18:46

    Po normal qe kan frike, se po hidhen njerzit nga dritaret vetem per te ikur nga ju, as nuk informoni familjaret dhe u hicni edhe telefonat, vertete keni pun te lodhshme por disa prej jush jan shum te ashper me pacientet, duhet pak me shume humanizem nga ana juaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?