Mjeku Petrit Vargu në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se ai nuk e ka bërë vaksinën ‘Pfizer’ dhe se dëshiron që të bëjë vaksinën ruse apo kineze, pasi sipas tij janë më të qeta dhe kanë shumë pak efekte anësore.
‘Unë nuk mendoj se Komiteti i Ekspertëve të ketë tagrin dhe të vendosi për shëndetin tonë. Ne kemi dy avantazhe që Shqipëria nuk po i shfrytëzon se nuk jemi vend i BE-së dhe jemi një vend më popullsi të vogël, por me sasi të vogla të marra nga disa kompani mund të arrijmë shumë shpejt imunitetin e tufës. Unë totalisht, totalisht, dhe prandaj nuk e kam bërë Pfizer, jam totalisht në favor të vaksinave që i quaj më të qeta, si ajo Sputnik dhe kineze. Kam kërkuar me miqtë e mi në Turqi, por Turqia nuk ua bën të hujve, kam kërkuar edhe në Serbi, por edhe Serbët nuk u bëjnë të huajve, por vetëm rezidentëve të huaj, pasi unë e quaj një vaksinë më të qetë. Jo me rezultatin e Pfizer dhe Modernës, por është një vaksinë që ka shumë pak efekte anësore.’- tha Vargu.
Lajmi kryesor:
Mjekët në Repolitix: Italia dhe Gjermania drejt vaksinës ruse, në Turqi 9 mln të vaksinuar me atë kineze! Bejtaj: S'mund të etiketohen vaksinat nga flamujt (VIDEO)
M.Q.//ReportTv.al