Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Ja ‘sekreti’ për të humbur peshë hap pas hapi me bimë medicinale

14 Mars 2022, 13:51| Përditesimi: 14 Mars 2022, 15:04

  • Share

Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja tregoi disa nga mënyrat kryesore  se si mund të humbasim peshë duke përdorur vetëm bimë medicinale dhe çajra të ndryshëm, të cilët përmes përzgjedhjes dhe miksimit mund të japin rezultate të mira dhe të ndikojnë pozitivisht në organizëm për humbjen në peshë.  

Sipas tij hapi i parë për të humbur peshë në mënyrë efikase është çaji detox për dy javë, çaji mund të realizohet në mënyra të ndryshme.

Së pari duhet të fillojë me një çaj detox, pra  duhet të marr një shplarës së trupit, një rigjenerues një rifreskues i lëvizjes dhe peristatikës së zorrëve . Pra një çaj detox që do të ishte i mrekullueshëm dy gota në ditë dhe uthull molle ose një gotë ujë me një lugë gjelle uthull molle dhe mund ta pijë. Me këto të dyja ai bën një detoksifim shumë të mirë të trupit .Uthulla mund të hidhet edhe në gjellë, por kjo pija me ujë në mëngjes është e mrekullueshme. Përftimet janë një tension i qetë, personat që kanë tension të ulët mund ta përdorin por duhet të shtojnë kripë në gjellë ose kumbull. Mund ta përdorim rreth dy javë. Bëjmë një pastrim të mëlcisë dhe përmriësojmë funksionin e saj” tha ai.

Një tjetër mënyrë për të realizuar çaj detox mund të jetë përmes farave chia:

“Së dytë marrim një lugë gjelle me fara liri dhe një lugë caji me fara chia kurse meshkujt një lugë supe  me fara chia dhe një lugë caji me farat e lirit. I hedhim në një gotë ujë i përzejmë uji le tëjetë i vakët dhe ky caji më pas pihet para buke rreth 15 minuta” këshilloi mjeku popullor Ylli Merja.

Por detoxi-i mund të arrihet edhe në mënyrën më të thjeshtë me ujë të vakët ose hirrë:

“Mund të bësh dhe një detox fare të thjeshtë një gotë ujë të vakët 15-20 minuta para mëngjesit ose kush ka mundësi një gotë me hirrë 250 ml dhe kjo është një detox i mrekullueshëm për organizmin, mund ti hedhim dhe lëngun e një limoni. Ko na ndihmon shumë mirë me shkarkimin” tha ai.

SHENIM I REDAKSISE: Cdo i semure ka vecorite e tij, ndaj per cdo  semundje duhet gjithnje keshillimi me mjeket. Ky artikull nuk mund te perdoret per te sygjeruar nje terapi.

Ora 14:52
Pa dieta drastike, mjeku popullor Ylli Merja përgatit çajin bimor që ju ndihmon të rrëzoni disa kg në muaj

Për të humbur peshë shpesh këshillohet një dietë e balancuar me aktivitetin fizik , duke marr parasysh fizikun dhe mënyrën e jetësës. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” mjeku popullor Ylli Merja u shpreh se përpos ushtrimeve dhe dietës së balancuar mund të shtoni në rutinën tuaj edhe një çaj i cili ju ndihmon në humbjen e peshës.

Një miksim midis frutave të pyllit, lëvores së Druna Kuqit dhe mështenjës ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit në organizëm sipas mjekut popullor.

"Mund të shkojmë tek përdorimi i çaji për dobësim  cili ka dhënë fryte të mrekullueshme në drejtim të rënies nga pesha. Aty dominojnë më shumë shkrirja e dhjamit, pra bimë që shkrijnë dhjamin në organizëm, frutat e pyllit  dhe lëvorja e druna kuqit, njëkohësisht edhe mështenja si të thuash edhe për këto sëmundjet raumatizmale por edhe për rënien në peshë" tha ai. 

Ndërsa theksoi se pacientët që dëshirojnë ta konsumojnë, mos të abuzojnë me masën e konsumit të çajit pasi rrëzimi i shpejtë i peshës do t’i kthehet sërish pas lënies së kurës.

“Disa kanë marrë masa drastike dhe kanë gëzuar që kanë rënë nga pesha deri 10 kg , unë i kam thënë që kanë bërë shumë gabim sepse ky është si tërmet në organizëm. Kanë rënë brenda një muaji, por trupi do të fitojë sërish sa ju të lini këtë kurën drastike, trupi do t’i marr kilogramët, prandaj ju them që rënia të jetë në mënyrë të fshehtë dhe inteligjente” shpjegoi ai.

Më tej shpjegoi se çfarë ndodh në organizëm kur përdorim kura bimore dhe çajra që ndihmojnë në rrëizmin e peshës trupore.

“Çfarë do të na ndodhi sikur të kemi parasysh një qelizë të trupit, nuk mund të themi që ai që po shton kilogramë  po i shtohet numri i qelizave në trup, këto janë të përcaktuara. Cfarë bëjmë ne përmes cajrave bimorë është të nxisim që këtë ujë që e kemi depozituar në qeliza ta heqim, ta largojmë, pra të heqim ujin, të zvogëlojmë qelizën dhe të na bëjë diferencimin dhe filtrimin ujë me kripëra minerale, që janë shumë të dobishme për organizmin” tha ai më tej.  

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?