Shëndeti

Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Ja si mund të kurohet kolesteroli përmes uthullës së mollës e çajrave bimorë brenda një kohe të shkurtër

11 Tetor 2021, 12:41| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 12:50

  • Share

Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ mjeku popullor Ylli Merja shpjegoi se si mund të kurohet kolesteroi nëpërmjet metodave natyrale dhe bimëve medicinale.

Sipas mjekut popullor fillimisht duhet të kuptoni sinjalet që ju sjell kolesteroli i lartë në organizëm, për të kuptuar nëse vuani prej tij.

“Këmba fillon të më japë si mizërime, më jep dhimbje jep nxirje të saj ose nëse e shtypim lëkurën rri si grop për një kohë të gjatë, të dhemb këmba gjatë ecjes, kalojmë në mpiksje gjaku, mpirje e duarve, bëhet një diskë I verdhë në pjesën e bebes së syrit ose tek kapakët e syrit fillojnë të shtrezohen shtresa yndyrore, këto janë shenja tipike” u shpreh ai duke treguar disa nga sinjalet kryesore që tregojnë kolesterolin e lartë.

Specialisti I bimëve mjekësore u shpreh se kolesteroli mund të shërohet nëpërmjet bimëve mjeksore, çajrave që mund të bëjmë prej tyre dhe përizerjeve të ndryshme, të cilat për një kohë të shkurtër do të japin rezultate të qarta në organizëm.

Ekstrakti murrizit krahas të cilit kemi shtuar lëvore limoni pa kursim, të cilat njerëzit i hedhin poshtë, një caj i mrekullueshëm. Murrizi i bardhë pëmban disa acide të mrekullueshme, këto falë acidive që kanë shkrijnë molekulat e kolesterolit dhe ato I kthejnë në ujë dhe energji. Krahas këtyre, mollët e egra acidi malik I të cilave ndikojnë drejtpërsëdrejti në uljen e kolesterolit.

Pavarësisht se kolesteroli në organizëm shkaktohet nga një dietë e varfër apo probleme të tjera shëndetësore, mjeku popullor tregoi se një faktor mund të jetë edhe trashëgimia familjare.

Po mund të themi që është edhe I trashëqueshëm, në klinikë më kanë ardhur edhe njerëz të dobët që kanë kolesterol të lartë, kuptohet që kjo është histori familjare, por  më shumë shkaktar është mëlçia. Kjo e hedh këtë kolesterolin në gjak në mënyrë të pakontrolluar.

Ndërsa theksoi se kurimi i tij është tepër i rëndësishëm pasi në kundërt mund të ketë pasoja fatale:

Nëse nuk do ta trajtojmë mirë, shenjat e para janë ndezje në kraharorë, në krahun e majtë, kjo ndezja bëhet shqetësuese sa fillon një si shtrëngim i fortë dhe ne duhet të palosemi majtas. Sespe edhe ajo që ndodh brenda arteries nuk ndodhi menjëherë, me kalimin e viteve ajo mund të zmadhohet dhe të kemi pasoja fatale, mund të kemi një bllok të zemrës” përfundoi ai.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?