Senad Halluni, është emëruar drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës. Mjeku i njohur ka pranuar propozimin që i është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, duke marrë këtë pozicion të rëndësishëm për banorët jo vetëm të Shkodrës por të gjithë veriut të vendit.
Senad Halluni, vjen në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë si mjek gjinekolog në Spitalin e Shkodrës ku prej vitesh drejton edhe maternitetin e Shkodrës. Ai zëvëndëson në këtë detyrë, Xheni Halilin e cila drjetoi prej më shumë se një viti këtë instiucion në Shkodër.
Burimet bëjnë me dije se emërimi i një mjeku në krye të këtij institicioni ka qënë një kërkesë e vetë stafit të Spitalit të Shkodrës, duke njohur më mirë problmeatikën dhe nevojën për tiu përgjigjur me shërbim pacientëve që i drejtohen qëndrës më të madhe spitalore në veriun e vendit.
Ka qënë një konsultim, me banorët e Shkodrës, ajo e cila ka bindur edhe drejtuesit politikë që të zgjedhin jo vetëm një shkodran, por edhe profesionist të fushës në këtë institucion.
Një praktikë e tillë mësohet se është ndjekur edhe për emërimet e reja që pritet të bëhën në disa institucione që lidhen drejtëpërdrejtë me banorët e Shkodrës për ti ofruar një shërbim të shpejtë dhe shamngur burokracitë dhe sorollatjet e herëpashershme.