Mjeku Tanka: Vaksinimi, masa për t’u mbrojtur nga rastet e rënda të gripit! Mos përdorni antibiotikë nëse keni kollë pa temperaturë, të merren me sugjerimin e mjekut

23 Janar 2023, 12:16| Përditesimi: 23 Janar 2023, 17:49

  • Share

Situata e virozave të stinës vijon të mbetet e ngarkuar në qendrat shëndetësore. Nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv mjeku pneumolog Arben Tanka, tha se javën e kaluar u shënua edhe piku i qytetarëve që kanë kërkuar asistencë në urgjencë për ndihmë mjekësore. Sipas mjekut pritet që të ketë një zbritje të rasteve të grupi. Një masë e mirë këshillon mjeku për tu mbrojtur nga rastet e rënda të gripiti është edhe vaksinimi.

‘Këto ditë 35-55 raste në ditë që kërkojnë asistencë në urgjencë. Vjen nga gripi stinor. Java e kaluar ka shënuar edhe pikun dhe pritet që rastet të bëjnë një fare zbritje të rasteve të gripit. Këtë vit kemi një kombinim qoftë gripit qoftë virozat të tjera nga sëmundjet respiratore. Moshat që kanë shfaqur më shumë probleme janë moshat mbi 60 vjeçare, ato që kanë sëmundje kronike. Janë të sëmurë që vuajnë nga diabeti dhe të sëmurë me problemet kardiake. Ka edhe fatalitete tek moshat e mëdha. Një masë e mirë për tu mbrojtur nga rastet e renda është edhe vaksinimi kundër gripit që iu rekomandua moshave 60-vjeçare.’- tha mjeku.

Mjeku u ndal edhe tek përdorimi i antibiotikut dhe këshilloi që virozat e stinës që shfaqen përmes simptomave të kollës apo dhimbjes së fytit nuk duhet t’i shtyjnë qytetarët të përdorin antibiotikë. Mjeku Tanka tha se antbiotiku duhet të merret me këshillimin e mjekut.

‘Kolla nuk është sëmundje është shenjë. Nëse ne kalojmë një virozë, kolla është post virale mund të zgjasë një javën 10 ditë mbetet si pasojë e acarimit post viral. Të kesh kollë nuk do të thotë të përdoresh antibiotik. Duhet t’i referohemi mjekut të familjes nëse kemi probleme, ky vendim i mbetet mjekut të familjes. Asnjëherë me një kollë pa temperaturë dhe pa probleme të përgjithshme si debulesë apo dhimbje muskujsh, s’duhet përdorur antibiotiku.’- u shpreh mjeku.

Për shkak edhe të qarkullimit të virusit RSV (i cili prek më së shumti fëmijë) dhe gripit, javët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i pacientëve që shtrohen në spital, me probleme pulmonare.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?