Tritan Kalo

Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve: Politika na përçau! Kush e donte vendin tim e ka të lirë! Reagon Manastirliu: Mirënjohje për kontributin e vlefshëm

4 Mars 2021, 08:03| Përditesimi: 4 Mars 2021, 17:28

  • Share

Mjeku infeksionit Tritan Kalo i cili ka qenë në vijën e parë të COVID që nga fillimi i pandemisë, ka lajmëruar se është larguar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, i krijuar më 31 janar 2020, pas shpalljes nga OBSH-ja të emergjencës botërore për koronavirusin.

"4 Marsi shënon edhe fundin e bashkëpunimit tim zyrtar me këtë grup të emërtuar: Komiteti i përhershëm për Infeksionin e përhapur nga Coronavirusi i ri", shkruan Kalo.

Ndërsa jep këtë lajm përmes një postimi në rrjete sociale, Kalo shkruan se edhe kësaj here sipas tij politika bëri të mundur përçarjen e mjekëve. 

“Nëse veproni nga lajtmotivi ndërshekullor, se “Nuk ka armik më të egër për shqiptarin se vetë shqiptari”, ju mëshiroj….Më 31 Janar 2020 është krijuar nga MShMS një Komitet prej 11 ekspertësh për mirëmenaxhimin e epidemisë së “Sars-Cov2/Covid-19, në të cilin kam dhënë edhe unë kontributin tim modest si mjek, sepse jam i vetmi që nuk jam drejtues ose funksionar nga të gjithë anëtarët e tij…. Si kurdoherë edhe kësaj here “pordhpolitika” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”, thotë mjeku.

Sipas Kalos ekzistojnë 3 komitete, ai i qeverisë, i presidentit dhe i opozitës së gjerë. Në një kohë kur duhet bashkëpunim, sipas tij mjekët janë të ndarë në 3 llogore.

"Kemi ekzistencën e njëkohëshme të tre Komiteteve zyrtare apo jo: 1- atë të qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose opozitës në një term më të gjërë….në një kohë kur duhet bashkëveprim tej përkatësive partiake, ne mjekët jemi të vendosur në tre llogore…turpdhe shkuar turpit…Nuk e imagjinoja kurrë se karrieradhe makutëria do të mbrinte në një pikë të tillë, që edhe përballë një sfide ekzistencialiste kombëtare do të ishim të ndarë në “tre stane”…. Gjithologët dhe analistët na mbinë kudo dhe ngado, brënda dhe jashtë kufijve gjeografikë të Trojeve Arbërore….Tollovija e krijuar në mëndjet tona kurrë nuk ka qënë më e madhe…qoftë kjo edhe e fundit në udhën e demokratizimit dhe të mbrothëzimit të trojeve zrbërore, atdheut të përbashkët të të gjithë shiptarëve kudo që ato sot frymojnë…..", shton Kalo ndërsa jep arsyet.

Mesazhin e tij ai e përmbyll duke thënë se nëse dikush e ka dashur vendin e tij në Komitet, tashmë e ka të lirë.

"Ju jam shumë mirënjohës për mirëbesimin që treguat ndaj eksperiencës dhe përkushtimit tim….Nese dikush nga kritizerët e gjithologët e ka dëshiruar këtë vend ai/ajo e ka atë tashmë të lirë….unë këtu jam dhe kurrë nuk do heq dorë nga kontributi, për tu shërbyer atyre që besojnë në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tim, por edhe për të dhënë ndihmesën time në mbarëvajtjen e punëve për t’u përballur me këtë Pandemi, nëse një gjë e tillë do vijojë ende të më kërkohet…", shton ai.

Postimi i plotë i Tritan Kalos:

Kohë kovidiane….4 Mars 2021….Mjek dje, sot dhe në çdo kohë….Mjek në ditë të mira POR edhe në ditë të vështira për vendin….Thjeshtësia, Përkushtimi, Puna dhe Profesionalizmi të nxjerin të DENJË e të papërlyer në bregun e lumit të jetës profesionale….”Maturia nis të shfaqet kur merakosemi më shumë për të tjerët se sa për veten”  - shprehet mëndja më brilante e shekullit të 20-të Albert Ainshtain….Si mjek, si prind, si qytetar dhe si atdhedashës, më është dashur dhe më duhet të bëj shumë e shumë sakrifica…. Vendi i mjekut-qytetar është aty ku ai, për çdo çast duhet të kontribuojë në rrallë të parë për mirëqënien shëndetsore të bashkëkombasve të tij…..ATDHE quhet vendi ku ke lerë, ku ke ndarë të mirat dhe të këqijat e tij e tij me bashkëkombasit e tu….AI duhet në përjetësi JO VETËM kur i mjel atij të mira e tij përmes projekteve ojëqëiste apo përmes bashkpunimeve me “QEVERIUN” e rradhës….Këshillat nga larg në rehatinë e Berlinit, Austinit, Nju Jorkut, Romës, Madridit, Londrës, Athinës, Ankarasë apo të Parisit, kanë më shumë vlerë KUR ideshprehësit e tyre u bëhen krahë kolegëve mantelbardhë, të cilët sot venë edhe jetën e tyre në rrezik, për “të çliruar shëndetin e bashqytetarëve të tyre” nga kjo murtajë e shekullit të XXI me emrin “Sars-Cov2/Covid-19”…NËSE një pjesë e juaja kanë marë premtime post-elektorale për poste administrative, për projekte ta majme me fondet e BE, OBSH, USAID apo të Qeveriut të pas 25 Prillit 2021, ju mirëkuptoj…

NËSE veproni nga lajtmotivi ndërshekullor, se “Nuk ka armik më të egër për shqiptarin se vetë shqiptari”, JU mëshiroj….Më 31 Janar 2020 është krijuar nga MShMS një Komitet prej 11 ekspertësh për Mirëmenaxhimin e Epidemisë së “Sars-Cov2/Covid-19, në të cilin kam dhënë edhe unë kontributin tim modest si MJEK, sepse jam i vetmi që nuk jam drejtues ose funksionar nga të gjithë anëtarët e tij….Si kurdoherë edhe kësaj here “PORDHITIKA” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”….Kemi ekzistencën e njëkohëshme të tre Komiteteve Zyrtare apo jo: 1- atë të Qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjërë….Në një kohë kur duhet bashkëveprim tej përkatësive partiake, ne MJEKËT jemi të vendosur në tre llogore…TURP dhe shkuar TURPIT…Nuk e imagjinoja kurrë se KARIERA dhe MAKUTËRIA do të mbrinte në një pikë të tillë, që edhe përballë një sfide ekzistencialiste kombëtare do të ishim të ndarë në “tre stane”….Gjithologët dhe Anal-istët na mbinë kudo dhe ngado, brënda dhe jashtë KUFIJVE gjeografikë të Trojeve Arbërore….Tollovija e krijuar në mëndjet tona kurrë nuk ka qënë më e madhe…QOFTË kjo edhe e fundit në udhën e DEMOKRATIZIMIT dhe të MBROTHËZIMIT të TROJEVE ARBËRORE, ATDHEUT të përbashkët të të gjithë shiptarëve kudo që ato sot frymojnë…..4 Marsi shënon edhe fundin e BASHKËPUNIMIT tim zyrtar me këtë grup të emërtuar: “Komiteti i përhershëm për Infeksionin e përhapur nga Coronavirusi i ri”….Ju jam shumë mirënjohës për mirëbesimin që treguat ndaj eksperiencës dhe përkushtimit tim….NËSE dikush nga kritizerët e gjithologët e ka dëshiruar këtë vend ai/ajo e ka atë tashmë të lirë….UNË këtu jam dhe KURRË nuk do heq dorë nga kontributi, për tu shërbyer atyre që besojnë në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tim, POR edhe për të dhënë ndihmesën time në mbarëvajtjen e punëve për t’u përballur me këtë Pandemi, nëse një gjë e tillë do vijojë ende të më kërkohet….Together forever!!!

Ora 17:19
Largimi i Tritan Kalos nga Komiteti Teknik, reagon Manastirliu: Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas largimit të mjekut infeksionist Tritan Kalo nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Manastirliu shkruan se është shumë mirënjohëse për kontributin e tij të vlefshëm, ndërkohë që shton se mjeku do të vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

Në fund të shkrimit, ministrja u bën apel sërish qytetarëve që të respektojnë masat, të mbajnë maskë, të respektojnë distancën dhe higjienën.

‘Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla. Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19. Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë. Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat: #Maskën #Distancën:#Higjienën#Bashkë do ia dalim!  Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”.#Krenare’- shkruan Manastirliu.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/03/2021 01:28

    Ju falenderoj z.Kalo per sherbimin tuaj dhe per luften qe bete per shpetimin e jeteve.Me vjen keq qe percarja nuk ju lejoi te gjeni / rrugen e mesme / sic thote BUDA.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 04/03/2021 18:38

    ... me vjen shume keq, qe doktor Kalo, jo vetem doktor i shkelqyer, po dhe njeri i shkelqyer (intelektual/human) po largohet!!!! Do kisha deshire te dija kujt saktesisht ju referua kur that mund te marresh karrigen time??????

    Përgjigju
  • Njera be: 04/03/2021 18:13

    Doktor jam dakord abdolutisht. Po nese ka gje per te thene thuajeni. Largoheni sepse nuk ka hapesire per ekspertet ne ate komitetet, spo presion se cfare vjen pas zgjedhjeve? Dr Halimi mire ose jo tha cfare kishte. Nqs nuk kontribojme dot ndryshe te pakten me te verteten

    Përgjigju
  • Doktori: 04/03/2021 17:47

    Bravo te qofte se ata e kane treguar veten qe po marrin vetem vendime politike e moren popullin me qafe

    Përgjigju
  • Akrepi: 04/03/2021 17:29

    Po , nese kemi njerez intelektual te ndershem , punetor , te sinqert , virtuoz , te pa thyshem nga barbaret e politikes , te pa kompromentuar nga dallaveraxhinjt dhe matrapazet e pa skrupullt te politikes , edhe ne te jemi te sigurt se do ecim perpara , do ta shofim edhe ne driten e perparimit . Zoteri Kalo , jeni shkendia e pare intelektuale , ne krye te detyres , qe poshteruat me fakte , zabrahanet politik , qe edhe ne momentin me kritik per gjithe popullin , ne luft me jeten , makuteria e tyre s'ka kufi . Kjo rrace e asimiluar ,nga nje dreq e di nga se ku jane , s'njohin rregull , disipline , dashuri , respekt , ligj , keta capacul te kapardisur e mendieleht , per karriken e pushtetit , perbaltin e injorojne nje popull te tere .

    Përgjigju
  • Ben: 04/03/2021 17:29

    Pse nuk e tregon problemin haptas doctorri?

    Përgjigju
  • suela: 04/03/2021 14:34

    Ky eshte nje plere nga ata qe thone rrofte Saliu dhe flet per politizim te mjekesise.....

    Përgjigju
    • fteri: 04/03/2021 17:31

      E vërteta duhet thënë në çdo kohë .... Me vdekjen e legjendarit Enver Hoxha ,Mjeksia pësoi një “tërbim ! “, garë për tu pasuruar sa më shpejt dhe punë në shtet sa për engledisje e karjerë politike në shërbim partishë duke godit me brryla me kolegët se kush e kushë do bëhet shef pavioni do zhvasë më shumë të sëmurët si rrjedhojë kan ve mullarët e lekve !….,dhe kan ngritur klinikat private sa më moderne si hoteleri privat për të masakruar sa më shumë financiarisht pacientët .Do të veçoja gjinokologët “parajsa e shëndetësisë ” q[ rrjedhin milonat si shiu me Dr.Halim Kosovën etj,etj.Unë njohë disa gjinokolog rrethesh që mbas v 1990 ishin normal dhe u kthyen në kanibal ,shikonin vetëm lekun dhe deri v. 1996 ngritën shtëpi e vila moderne që jan dhe sot të pa konkurueshme si lukës edhe në amerikë . Kjo i futi mjekët në XHelozi dhe luftë për pasuri Vetiake ,duke harruar misionin e lartë -FISNIK të mjekut humanist duke i kthyer në xhvatës të xhepave të pacientve ,kjo e ktheu mjekësin në tregti ,shërohet e mjekohet bleris më parë ,kjo është skandal i shëmtuar. Mjeksia sot është vendi gropës zezë financiare e morale 30 vjet ,shëron njerëz por edhe i zhduk me qindra .Marrëzia është se aty ka 30 vjet jan të ndarë me llogore partishë ,që nga drejtori spitalit shefat e pavionve ,pavionet ,spitalet private ,deri te infërmjerët ,magazinjerët ,labëratoret e analizat e deri të autorizimim në farmaci ku klienti të drejtoet të marr ileçet. Humanizmin e doktorit e shkatrroi babëzia për tu pasuruar sa më shpejt sa më shumë dhe sa më fortë ti shërbajë politikës të ndarë në kampe e fortifikuar në barrigada për të goditur njëri tjetrin.Shikon mostrën Tritan Shehu me Halim kosovën që kan marrë milona lek nga shteti dhe tani plas sherri. Mjeksia do fisniri ,jo babëzi e poste.Ngjanë me korrupsionin që kan instaluar politikanqentë ,prokurorët e gjykatësit ,avokatët e sekserët që hallexhinjve u kan zënë pusi për ti zhvatur nga xhepat ,për tu marr nderin ,Atyre milonat u bien si shiu si shiu ,fluturojnë në xhepa të doktorve,harrojnë detyrën e lartë që kan të shpëtojnë jetën njerzore ,kjo mbete fisnike ,jo pasuria që grumbullojnë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?