Linda Woolley, gruaja 73-vjeçare

Bota

Mjekët e diagnostikuan gabimisht me kancer dhe i hoqën dy veshkat, vdes e moshuara 73-vjeçare

7 Shkurt 2019, 21:49| Përditesimi: 7 Shkurt 2019, 22:10

  • Share

Veshkat janë organi më i rëndësishëm i njeriut për largimin e ujit të tepërt nga gjaku dhe ne mund të mbijetojmë vetëm nëse kemi të paktën njërën prej tyre. Një e moshuar 73-vjeçare ka humbur 9 muaj më vonë, pasi  mjekët e diagnostifikuan gabimisht me kancer në veshka.

Gruaja 73-vjeçare, Linda Woolley nga Engleëood, e cila u detyrua të merrte trajtimin prej katër orësh dializë, tri ditë në javë, që kur u diagnostifikua me sëmundjen  e rëndë  pësoi atak kardiak të premten, tha familja e saj.

Ajo u diagnostikua me kancer të veshkave në një spital në Kolorado në mars të vitit 2018 dhe iu nënshtrua një operacioni për të hequr të dy organet . Mjekët thanë se operacioni i saj ishte i domosdoshëm, sepse ajo kishte të ngjarë të kishte kancer të veshkave, por pas biopsisë dhe raportit të patalogjisë që u përcaktua në muajin mars të 2018-ës , pas operacionit u zbulua se ajo nuk kishte asnjë gjurmë kanceri raporton Foxnews.

Por veshkat nuk mund ti riktheheshin 73-vjeçares por kjo gjë bëri që jeta e saj të shkatërrohej plotësisht.

 

 

Komento

Komente

  • Fredi: 08/02/2019 10:56

    Vetëm në vende si Shqipëria një njeri 73 vjeçar shihet si i moshuar. Cështje mentaliteti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?