Mjekët shqiptarë nisin nga puna në spitalin e Brescias, Manastirliu: Krenaria jonë, forca - jemi me ju! (VIDEO)

30 Mars 2020, 12:34| Përditesimi: 30 Mars 2020, 13:52

  • Share

10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë ndodhen tashmë në spitalin e Brescias, ku i janë bashkuar stafit të bluzave të bardha të Italisë fqinje, për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në Instagram një video që vetë mjekët kanë reqalizuar teksa ndodhen jashtë spitalit së bashku me trupën e tjerë të mjekëve, që mesa kuptohet nga video, janë në ndarjen e "detyrave" dhe përgjegjësive që do të marrin.

"Ornela, Alma, Erisela, Ermali, Orgesti, Bledi, Erxhymenti, Doina, Andriana, Lindita, Qazimi, Alma, Juliani, Serxhio, Kristiani, Suela, Eraldi, Evani, Albani, Manjola, Arjani, Eduart, Korabi, Ermali, Alfonsi, Ardit, Ervis, Almarin, Elisabeta, Blerim  jeni krenaria jonë. 10 mjekët dhe 20 infermierët tanë do të shërbejnë në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga COVID-19 në Itali. Forca, jemi me ju", tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

 

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 30/03/2020 12:45

    Pune te mbare....dhe ju uroj te ktheheni ne Shqiperi shendosh e mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?