Politikë

‘Mjerë ju çdo gjeni...!’ Berisha mesazh grupeve kriminale për votën! Kreu i PD: Reformë e re Territoriale, Kashari do bëhet bashki

23 Prill, 18:46| Përditesimi: 23 Prill, 19:03

  • Share

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha sot nga takimi elektoral me banorët e zonës Vorë-Kashar, se kryeministri Edi Rama po bën kllounadë, edhe pse nuk është kloun, pasi qëllimi i tij është të heqë vëmendjen nga gjendja e mjerueshme e vendit dhe shpopullimi i Shqipërisë.

Ai denoncoi se po kërcënohen qytetarët për votën nga grupet kriminale afër pushtetit dhe se pas 11 majit do i shpalli organizata terroriste.

Berisha përmendi mes tyre grupin Xhabafti në Vorë, që sipas tij po përpiqet të vjedhë vota për qeverinë, si dhe ato në Durrës dhe Elbasan, duke u dhënë mesazhe kërcënuese nga podiumi.

Berisha njoftoi se një nga projektet e tij do jetë edhe reforma territoriale pas 11 majit, ku u shpreh se Kashari do bëhet një ndër bashkitë kryesore të vendit.

“Ai nuk është klloun, por e bën për të tërhequr vëmendjen, mendon se do budallalleps njerëzit, por shqiptarët janë të mençur, bën sikur do gratë në takime me to, por ato të parat do ia japin përgjigjen për fëmijët që i largoi nga vatrat e tyre. Po bën kllounadë. Njeriu që fyen bashkëshortët, djemtë, burrat si një ordiner, duke menduar se po bëhet interesant. Pas buzëqeshjeve të tij që i shihni, fshihen vjedhjet, dramat, shqiptarët që braktisin Shqipërinë. Ndaj më 11 maj ta pastrojmë shtëpinë nga këto që kanë bërë këta në 12 vite. Këta banditë, dëgjoni ju Xhabaftë, ju kriminelë, dëgjoni këtu, mos kërcënoni qytetarët e Vorës për votën, se vend mbi tokë nuk do keni, si terroristë. Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, që s’ka ligj e moral për karrigen e tij e ju bën ushtar të tij, por ju garantoj se të Erjoni do shkoni, e bashkë me ju do vij e Edi me ju aty. Ju garantoj se do i shpall organizata terroriste pas zgjedhjeve, forca e ligjit do jetë e pamëshirshme ndaj jush. Vidhni me ndihmën e shtetit çdo ditë, por jua them unë ju, mjerë ju çdo gjeni, jo vetëm ju, por edhe në Durrës, Elbasan etj., do shpalleni organizata terroriste”, tha Berisha.

Në fund ai dha një lajm për banorët e Kasharit, duke u shprehur se pas 11 majit do bëhet reforma e re territoriale dhe ajo zonë do jetë një ndër bashkitë kryesore të vendit.

“Garantoj Kasharin se në reformën e re territoriale do jetë një bashki ndër kryesoret e vendit. Garantoj të rinj e të reja se shanset për punë dhe për një jetë tjetër do jetë rezle për Shqipërinë”, përfundoi Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha: Grupet kriminale që prekin votën do i shpall organizata terroriste! Rama shan burrat për të spostuar vëmëndjen! Reformë e re Territoriale, Kashari bashki


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?