"Neomalsorja" Marjana Koçeku

Pika e zezë

Mjerim gazetarët që shqetësohen më shumë për kecat e Neomalsores, sesa për ujqërit e Gërdecit

15 Mars, 11:30| Përditesimi: 15 Mars, 11:54

  • Share

Ndodh edhe kështu: Disa gazetarë në Shqipëri po shqetësohen shumë më shumë për kecat e Marjana Koçekut sepsa për ujqërit e tragjedisë së Gërdecit, të cilët ndodhen ende në listat zgjedhore për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Është tragjike edhe vetëm ta çosh nëpërmend që disa gazetarë, për t’i shërbyer Sali Berishës dhe për të sulmuar Edi Ramën, kanë nisur një fushatë linçimi mediatik ndaj Marjana Koçekut, ideatores dhe realizueses së agriturizmit “Neomalsore”.

Është e kotë të riprodhojmë ofendimet, krahasimet, linçimet që kanë për qëllim vetëm poshtërimin njerëzor duke përdorur metodën staliniste të idhullit të tyre Sali Berisha, ose “metoden Bollino” të shpikur prej Sali Berishës: Sumlo, shpif, ofendo, përçmo, shpik sepse në këtë mënyrë njerëzit me integritet dhe me reputacion një ditë do të dorëzohen, nuk do të përballojnë baltën e prodhuar me shpejtësinë e lavatriçeve të parave të tyre të pista me të cilat dhe financohen.

Është e habitshme se si këta gazetarë nuk u shqetësuan aspak që në listat zgjedhore ka njerëz të akuzuar për masakrën dhe pikërisht në këtë ditë të tragjedisë së Gërdecit, me 15 mars,  ata merren me fotografinë me keca të Marjana Koçekut, e para në listën e PS për Shkodrën.

Koha ka treguar se sado të egra të jenë sulmet, “metoda Bollino” e Sali Berishës e aplikuar spt nga shërbëtorët e tij në kurriz të njerëzve të ndershëm dhe të njerëzve të punës, nuk funksionon. Edhe pas një intensiteti prej 32 vjetësh.

a.m./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BesiTr87: 15/03/2025 12:59

    Eshte shum e lehtte dorezohesh, Por eshte shume e veshtire te luftosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?