I përkisnin organizatave kriminale, gomonia 200 mijë euro e motori 22 mijë euro do i kalojnë Policisë së Shtetit

3 Janar, 13:32| Përditesimi: 3 Janar, 14:55

  • Share

Motoçikleta që ka të vizatuar hartën e Shqipërisë, e cila kap vlerën e 22 mijë eurove në treg, nga e enjtja (4 janar 2023) do t’i përkas flotës së Policisë Rrugore.

Si ajo, një motoçikletë e dytë dhe 6 automjete luksoze, të cilat janë konfiskuar me vendim gjykate, do t’i kalojnë policisë. Tashmë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nuk o të shes më makinat e krimit pronat e luajtshme, por do t’i kalojnë në vijim në funksion Policisë së Shtetit, Rrugores dhe repartit elitë RENEA.

Në ditët në vijim do të kalojnë në përdorim të bluve edhe automjete të tjera, të cilat për momentin janë të sekuestruara ose të konfiskuara. Ky vendim për ndalimin e shitjes së këtyre mjeteve e ka një arsye. 

"Nuk do të shesim më asnjë mjet dhe asnjë lloj pasurie të sekuestruar dhe konfiskuara nga krimi i organizuar sepse nëse i nxjerrim në shitje na ndodh sikurse edhe ka ndodhur jo vetëm në Shqipëri, por edhe Italia, sepse pas një studimi doli që ktheheshin sërish tek ata që i kishin përpara" thotë Taulant Balla.

Megjithatë, në vijim, jo vetëm policia do të marrë në përdorim mjete të tilla. Institucione të tjera të hetimit do të mund të ngasin në funksion të punës së tyre këto makina luksi. 

"Kryesisht janë të destinuara për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokurorinë e Posaçme dhe Prokurorinë e Prokurorinë e Përgjithshme, organet ose entet shtetërore që janë pjesë e ciklit kundër luftës ndaj krimit të organizuar' tregon Erion Riçku, Përgjegjës, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, AAPSK.

Aktualisht, në Portin e Durrësit, e sekuestruar është edhe një gomone që vlen më shumë se 200 mijë euro, e cila pas konfiskimit pritet t’i kalojë policisë për nevojat e saj.

Aktualisht janë 144 automjete luksi të sekuestruara nga SPAK dhe prokurori të tjera dhe shumë shpejt edhe 15 të tjera do t’i bashkohen policisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/01/2024 00:03

    Ide e shkelqyer! Nuk kane nevoje administrata,policia,ministrite,etj te prekin buxhetin e shtetit sa here kane nevoje per makina te reja,as te marrin me qera,furnizon krimi tani!

    Përgjigju
  • Farka: 03/01/2024 21:35

    GLE qe i ka dhuru Leonard Duka trejsi sejdinit

    Përgjigju
  • Tahipi: 03/01/2024 19:08

    Beni sho po. gjitha makinat nji dyzin mak e blinduara ku shkuan mos beni sho.

    Përgjigju
  • AltinTop: 03/01/2024 17:25

    Ketyre makinave nuk kishin kellqe tu vinin gjoba… Tani bejne show.

    Përgjigju
  • Andi: 03/01/2024 16:18

    Zakonisht keto mjete i marrin shefat qe kapardisen ne makina super lluksoze. I duket vetja si anetare te krimit. Nuk shkojne asnjehere per pune policore

    Përgjigju
  • Shoku: 03/01/2024 15:43

    Ky Audi A6 me portobagazh eshte I Nuredin Dumanit

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 03/01/2024 14:16

    Po sa komike si lajm .... hajde shtet hajde !!!!!!!!

    Përgjigju
  • Lushka: 03/01/2024 14:05

    Idiotsi si ju kaloka policis qe ato e kan me targa me emer te vet!? E habitshme se do nje minister... Hajdutet vjedhin grabitesit edhe vrasesit... Ip IP urra... Zbatojeni edhe te vetja o te kulluar ligjin antimafia Jo vetem tek njerezit me precedente... Edhe e shining si behet KY vend. Per bukuri te zotit.

    Përgjigju
    • Pepelushka: 03/01/2024 14:19

      Mos u bej merak be lushka ce i crregjistron taua maqinat me dhe i kalon ne emer te shtetit.

    • Agjenti: 03/01/2024 14:16

      Behet kalimi i pronesise te emer te shtetit o injorant.

    • Andi: 03/01/2024 14:15

      Ca flet more kaqol. Ato janë mjete që janë përfituar nga veprime të jashtligjshme. Dhe si në çdo vend të botës, dalin në ankand. Pra shteti e nxjerr në shitje dhe mer leket i fut në arkë të vetën. Tani shteti thotë, pse ta shes, me çmim shumë më të ulët, kur mund ta përdor vetë. Se ato leket qe ka fitu nga shitja, po për investime do shkojnë ne një moment të dytë (ndoshta dhe blerje mjetesh në të ardhmen). Ndaj në këtë pikë thotë, jo re e mbaj vetë, as humb lekë nga shitja e as shumë leke nga tenderimet në të ardhmen

  • Lisi: 03/01/2024 14:00

    Epo se mos ka ndonje dallim krimi dhe policia e krimit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?