Mjetet lundruese pa licencë në liqenin e Komanit

Kronikë

Mjetet lundruese pa licencë në liqenin e Komanit, gjobiten 7 pronarë në Shkodër

29 Korrik 2021, 16:09| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 16:14

  • Share

Janë gjobitur 7 pronarë të mjeteve lundruese të cilët ushtronin aktivitetin e tyre tregtar pa licencë në Liqenin e Komanit.

Sipas uniformave blu mësohet se 4 prej tyre janë vënë nën hetim, ndërsa u janë bllokuar edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim. Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Ushtronin aktivitet tregtar pa licencë në liqenin e Komanit, ndëshkohen më masë administrative 7 pronarë të mjeteve lundruese.  4 prej tyre procedohen penalisht, iu bllokohen edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim.  

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, në zbatim të planit të masave “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit” janë ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në digën e liqenit të Komanit janë evidentuar 7 shtetas që ushtronin aktivitetin me mjete lundruese, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit. Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë.  

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, 4 prej tyre, shtetasit: M. K., 29 vjeç banues në Vau i Dejës, N. M., 22 vjeç banues në Vau i Dejës, A. M., 27 vjeç, banues në Durrës dhe E. Q. 46 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprat penale ”Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“. Gjithashtu, këtyre shtetase iu bllokun edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim.  Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • viki: 29/07/2021 14:59

    Udhetimi me keto varka ne koman eshte skandaloz me keq se ne mesjete, jane mjete te turpshme dhe me nje rezikshmeri shume te larte dhe pa mjete shpetimi. Deri ne sot Zoti i ka ruajtur njerezit qe kane udhetuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?