EMRI/ Mjeti i tonazhit të rëndë me të cilin punonte del nga rruga, vdes shoferi në Rubik

12 Gusht, 10:58| Përditesimi: 12 Gusht, 11:02

  • Share

LEZHË- Lulzim Lika, 55-vjeç, punonjës i një firme për nxjerrjen e përpunimit të mineraleve në Rubik ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:20 minuta, ku 55-vjeçari, gjatë rrugës te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë dhe si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, ka humbur jetën.

‘Rreth orës 09:20, në Rubik, shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë. Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?