Dy makina të djegura në 1 orë, një merr flakë në tunelin e Elbasanit duke bllokuar një korsi, tjetra rrugës për në Dajt (VIDEO)

27 Qershor 2020, 18:35| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 20:25

  • Share

Brenda një ore dy automjete kanë marrë flakë në ecje, një në autostradën Tiranë-Elbasan në brendësi të tunelit dhe një në rrugën drejt Dajtit. Fatmirësisht në të dy rastet nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Një mjet ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan, në brendësi të tunelit. Në ngjarjen e ndodhur rreth orës 18:20 të ditës së sotme dyshohet se mjeti në pronësi të F.N. ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale të mjetit. Si pasojë e ngjarjes, njëra korsi e tunelit është e bllokuar, që mund të sjellë edhe krijimin e trafikut.

Shërbimet e zjarrfikëses që shkuan në vendngjarje, bënë të mundur fikjen e zjarrit. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Edhe në rrugën e 'Dajtit' një tjetër mjet ka marrë flakë  dhe është djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në orën 19:25, ndërsa drejtuesja e mjetit me iniciale E.H. nuk ka pësuar lëndime.

Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?