Një mjet tip 'Skoda' ka marrë flakë në ecje sipër, ditën e sotme në lagjen "30 vjetori" në Berat.
Ka qënë vet drejtuesi mjetit i cili lajmëroi repartin zjarrfikës të MZSH Berat të cilët brenda pak minutave janë gjendur në vendngjarje.
Burime nga Drejtoria e Mzsh Bashkia Berat bëjn me dije se rreth orën 21.30 mori njoftim nga një qytetar se në lagjen "30 vjetori" pranë stadiumit te vjetër pati një shpërthim të një mjeti tip SKODA me drejtues mjeti Marsel Hoxha.
Menjëher kanë mberritur në vend ngjarie grupi shërbimit i cili bëri të mundur nxjerrjen jashtë të drejtuesit të mjetit dhe fikjen e flakëve. Shkak i zjarrit dyshohet rrjedhja e gazit.
Si pasoj këtij shpërthimi u dëmtua mjeti, ndërsa shpëtoi mrekullisht drejtjuesi si dhe mjetet përreth.
Ky është një nga vendet më të populluar të qytetit ndërsa ndërhyrja e menjëhershme repartit zjarrfiks bëri të mundur izolimin dhe përhapjes zjarrit në mjetet e tjera.