Fitorja me Uellsin solli pak diell për Kombëtaren që ditët e fundit ishte kapluar nga një furtunë e vërtetë. Një 90 minutësh që duket se më shumti i shërbeu Panucci-t, trajnerit që ishte fare pranë shkarkimit. Gjithsesi ky sukses sipas analistit të futbollit Fatmir Mneri është i parëndësishëm.
Ecuria në Ligën e Kombeve, razultatet kanë qenë larg pritshmërive, përse çedoi Kombëtarja?
Si fillim më duhet të themë se pas Europianit ishte e kuptueshme të bëhej një ndërrim në përbërje, në menatiltetin e lojës, ndryshime në përgjithëse sepse duke qenë një skuadër e vogël ka një cikël. Cikli ishte i përfunduar dhe për të rifilluar kërkon jo pak mund dhe sakrificë. Këtë pikëpamje ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në ekipin përfaqësues, që nuk janë thjeshtë ndryshime futbollistësh, por ndryshime trajneri, stafi teknikësh, mentaliteti. Dhe sigurisht është më e lehtë të arrish se sat ë mbash atë që ke arritur.
Sa përgjegjësi ka Paunuçi për ecurinë e Kombëtares në këtë një vit e gjysëm?
Që në zgjedhje nuk kemi qenë të saktë. Panucci përgjithësisht ka qenë trajner i dytë dhe nëse ka patur një ecuri mbresëlënëse si futbollit, nuk ka qenë I tillë si trajner. Gjithë kohës është kujtuar si eminencë gri e Kapelos. Kur flitet për një ekip Kombëtar, gjëja thelbësore është marrja e vendimeve dhe një trajner i dytë nuk merr vendime. Kështu zgjedhja e Panucci-t ka qenë një handikap dhe është dashur kohë që trajneri italian të fillojë të marrë vendime. Duke qenë një person i parrahur me të tillë problem ka patur jo pak vendime që kanë kërcitur. E filloi që me Cikalleshin, sjellja ndaj kapitenit Agolli apo edhe me Xhakën.
A duhet largohej, apo a duhej shkjarkohej pas ndeshjes me Skocinë ku morëm një humbje turpëruese?
Panuçi e ka pranuar se ka gabuar me filozofinë e lojës. Ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë, dmth ishte një lloj pendese. Them që kjo nuk është vepër e vetëm Panuçit. Një strategji e ndërtimit të ekipit kombëtar, një strategji e ndërtimit të kotigjentit bazë, pasi flitet edhe për një mini-revulucion në përfaqësuese. Kjo nuk behet thjeshtë nga një trajner, bëhet nga një staf dhe me bekimin e presidentit. Nëse Duka ka pranuar strategjinë e Panucci-t atëherë përgjegjësia është e përbashkët.
A vlen pendesa e Panucci-t për filozofinë e lojës një vit e gjysëm pasi ka marrë drejtimin e Kombëtares?
Kundër Uellsit pashë një llloj pendese, kjo u vërejt me Lilën në formacion. Kam parasysh me ekuilibrin në mesfushë, prania e tij, e një lloji ekuilibri të kërkuar mes forcash në mesfushë, më dha përshtypjen e rikthimit të filozofisë së De Biazit.
Fitorja me Uellsin, kujt i vlen më shumë, skuadrës apo Panuçit?
Fitorja ndaj Uellsit nuk i shërben askujt. Nuk i shërben as Panucci-t që kërkon të ndërrojë filozofinë e lojës. Eliminatoret në Ligën e Kombeve kanë qenë shumë të dobëta dhe kurrsesi nuk mund të anashkalohen me një fitore kundër Uellsit.