Qytetarët protestë para Parlamentit

Kosova & Rajoni

Mocion kundër qeverisë greke! Qytetarët protesta të dhunshme jashtë ndërtesës së parlamentit

6 Mars, 13:25| Përditesimi: 6 Mars, 13:31

  • Share

Athinë-Sheshi Syntagma para parlamentit grek u shndërrua mbrëmjen e djëshmë në arenë përleshjesh midis demonstruesve dhe forcave policore.

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje persona me mbuluar me kapuç hodhën molotovë dhe gjuajtën me gurqë dhe sende të forta ndaj forcave policore të cilat u përgjigjën duke hedhur drejt tyre bomba me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Demonstruesit kërkuan drejtësi për viktimat e aksidentit hekurudhur të Tempit dy vjet më parë ku humbën jetën 57 persona mes tyre dhe një shqiptar. Ata mbajtën një moment heshtjeje përpara se të lëshonin fenerët në ajër dhe me  qirinj formuan numrin ’57’.

Një ditë më parë katër parti opozitare paraqitën mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis gjatë një debati parlamentar mbi fatkeqësinë më të madhe hekurudhore në vend.

“Ishte arroganca juaj, arroganca dhe mosrespekti juaj që i shtyu njerëzit në rrugë dhe sheshe, jo teoritë e konspiracionit që po ringjallni sot. Kjo është arsyeja pse ne sot po paraqesim një mocion mosbesimi.”- u shpreh Nikos Androulakis, lideri i Partisë Socialiste PASOK.

76 deputetë nga katër partitë opozitare dhe 9 të pavarur theksojnë në mocion se  qeveria e ka humbur mandatin e saj popullor duke e akuzuar atë për shmangie nga përgjegjësia mbi tragjedinë, mosmarrjen e përgjegjësisë, dështimin për të rregulluar boshllëqet kritike të sigurisë  në sistemin hekurudhor dhe përpjekje për të mbuluar provat.

Ndërsa kryeministri grek ka dhënë një shpjegim ndryshe të protestës më të madhe popullore të premten e kaluar duke aluduar se forca nga jashtë Greqisë nëpërmjet rrjeteve sociale kanë ndikuar tek grekët.

“Dy vjet pas traumës së Tempit, ne po jetojmë një zi të përbashkët, të cilën qarqe të caktuara po kërkojnë ta shndërrojnë në pikë përçarjeje“-u shpreh Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Ndërsa protesta ka pasur edhe në qytetet të tjera dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, një sondazh i orëve të fundit tregon se Demokracia e Re ka humbur edhe gati 4 pikë duke rënë 23,1%, nga 41% në zgjedhjet e 2023.

72% e të anketurave thonë se qeveria u përpoq të mbulonte shkaqet e tragjedisë hekurudhore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?