Uniformiteti në veshje ka qenë një tipar mjaft i njohur në komunizëm. Mirëpo edhe në kushte të tilla, mjaft të vështira, kishte një dëshirë për të bukurën.
Edhe pse në kushtet e izolimit, preferencat ishin dhe mbeteshin perëndimore, ndërsa mundësitë të pakta. Sot me nostalgji shumë persona i kujtojnë, veshjet e prodhuara gjatë asaj periudhe, materialet dhe stilet më në modë të kohës.
Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’, ishte i ftuar Mexhit Lushi, një rrobaqepës, i cili ka rezituar 60 vite në këtë profesion dhe vazhdon të punojë me të njëjtin pasion në dyqanin e tij modest.
Zoti Mexhit flet me po aq krenari edhe për mënyrën se si punohej dikur, në kohën e komunizmit, atëherë kur ai nisi eksperiencën e tij si rrobaqepës. Për një kostum bëhehsin plot 36 mijë shpime gjilpëre, që sipas tij vërteton punën e vështirë dhe cilësore të asaj kohe.
‘’ Kostumi rrinte në këmbë’’ , shprehet z. Mexhit me nostalgji për veprat e tij dhe të kolegëve të tij.
Ndër të tjera, ai tregon edhe një histori personale, që tregon çensurën që ekzistonte në çdo fushë, përfshirë këtu edhe modën, veshjen apo aksesorët që përdoreshin nga qyetarët.
‘’ Kam një rast shumë personal, një shofer nga komiteti partisë, më tha kam një copë, dhe dua ta bëj pantallon. Një vendim I qeverisë thoshte që rrobet për xhinse janë për ambalazhe, nuk janë për pantallona. Dhe këto, copat e ambalazhit I bënin pantallona…. Erdhi Zv.ministria e industrisë së lehtë, e kishte pyetur shoferin ‘’ Ku I ke bërë këto pantallona’’ dhe ai I kishte thënë ‘’ Ky djali I ka bërë’’.
Mexhit Lushi asokohe ishte vetëm 23 vjeç, ndërsa vendimi i 40 i këshillit të ministrave ishte i qartë se këto lloj pantallonash ndaloheshin.
Por fati e shpëtoi, ndërsa tashmë ai vazhdon të ushtrojë profesionin e tij në një ambient modest, që ai e konsideron të mjaftueshëm. Në këtë takim, na tregon për nisjen e rrugëtimit të tij në rrobaqepësi, njohjet, privilegjet që gëzonte si një profesionist I tillë dhe ruatjen e traditës për vite me rradhë.