Kronikë

Moda e 'Fake News'-eve kalon nga Berisha te militantët

4 Maj 2019, 21:24| Përditesimi: 4 Maj 2019, 21:34

  • Share

Aktori Neritan Liçaj publikoi në faqen e tij në Facebook një foto për të cilin thotë se është shkrepur në një nga rrugët e Tiranës, ndërsa lëshon kritika ndaj Erion Veliajt.  Por nga një kërkim i thjeshtë rezulton se fotoja gjendet lehtësisht online në faqet humoristike, ndërsa ai e ka shitur sikur është në Tiranë.

Fotoja ne faqet online

Për foton ka reaguar edhe n/kryetari i bashkisë Tiranë, Arbi Mazniku që thotë se nuk është shkrepur në kryeqytetin shqiptar. “Neri (i drejtohet aktorit), kjo është një nga rastet e qarta që inati u zë sytë për të parë realitetin, dhe çdo lloj budallallëku keni fiksim ti’a faturoni Bashkisë.

Kjo foto NUK ESHTE në Tiranë. Mjafton të shohësh që lart ne cep ka një ndërtesë që ka sipër logon e karburantit francez “Total”, i cili nuk është fare prezent në Shqipëri, e në Tiranë jo e jo”. Tashmë duket se moda e 'Fake News'-eve ka kaluar nga Sali Berisha te militantët.

Postimi i aktorit Neritan Liçaj

 

Komento

Komente

  • Toni nga 21 dhjetori: 04/05/2019 22:42

    O Neitan,sa poshte ke rene.... Na turperove lagjen...

    Përgjigju
  • tori: 04/05/2019 22:08

    Aman o zot.Edhe ky loj malli asht actor. Ishkreti art ku ka arritur.Ku lloj aktori don teater prej qerpiqi e mundesisht I kohes haxhiqamilit,sepse intelekti e profesioni I tij eshte I afte per tu vene ne pune vetem per at kohe,se e reja moderne cfardo qofte e lodhe ate.Mire thojne:iriqi,iriq eshte,strofllen e vet done.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?