Atletet

'Moda e fundit', Lexington tashmë me atlete për kuaj, kushtojnë 1200 dollarë

8 Dhjetor 2022, 13:06| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 15:23

  • Share

Qytetit të Lexington-it ju shtua risia më e fundit e “modës”. Kuajt do veshin atletet e krijuara posaçërisht për ta. Një kompani e re atletesh po transformon disa nga modelet më të njohura të këpucëve në atlete për kuajt. Konceptuesi I ka nisur shitjet që në 24 tetor dhe një palë atletë kushtojnë 1200 dollarë.

Kompania quhet “Horse Kicks” dhe personi pas këtij koncepti është Marcus Floyd, një prodhues këpucësh me bazë në  Lexington, Kentaki. Çdo dizajn do të bëhet me porosi, por  “Horse Kicks” ka krijuar tashmë disa stile të parapërgatitura për linjën e tij debutuese me pamje që janë frymëzuar nga  Fragment x Air Jordan 1 High, “Court Purple” Jordan 1, “Dazzling Blue” Adidas Yeezy Boost 350 V2 dhe Neë Balance 650. 

10% e shitjeve do t’i dhurohen Sneakers Ball Lex dhe bamirësve të tij.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?