Arba Kokalari

Politikë

'Model suksesi'/ Nga Meta, te Basha dhe Pacolli, shqiptarët urojnë Arba Kokalarin: Shqipëria në Europë

27 Maj 2019, 10:12| Përditesimi: 27 Maj 2019, 10:31

  • Share

Fitorja e shqiptares Arba Kokalari në Suedi si deputete në Parlamentin Europian ka sjellë reagimet e shumë shqiptarëve në të gjithë botën, por edhe politikës në Tiranë dhe Prishtinë. Presidenti Ilir Meta shkruan se ajo është një model suksesi. "Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar".

Ndërsa Lulzim Basha në mesazhin e tij thekson se ishte një natë historike për të gjithë shqiptarët. "Urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane! Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian.

Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik! Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian! Shqipëria Si Europa" shkruan Basha.

Edhe kryetari i 'Bindjes Demokratike' Astrit Patozi ka reaguar përmes një postimi në Facebook. "Shqipëria mbërriti mbrëmë në Europë me Arba Kokalarin, shumë kohë përpara se të mbërrijë në stacion treni i lodhur dhe me qymyr, i nisur prej vitesh nga Tirana për në Bruksel. Një shenjë e qartë dhe johyjnore, se ata që e kanë vonuar tmerrësisht shumë udhëtimin tonë drejt destinacionit të kombit, veçse mund ta shtyjnë duke e penguar, por nuk mund ta ndalin dot kurrë procesin jetik të integrimit europian të shqiptarëve. Krenarë për eurodeputeten e parë shqiptare! Urimet më të mira asaj dhe familjes së nderuar Kokalari" shkruan ai.

Ndër të parët që e përshëndetën ishte ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. “Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari me prejardhje shqiptare ka siguruar vendin e saj në Bruksel. Historike, sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime”.

Komento

Komente

  • z.d.p.i: 27/05/2019 13:03

    meta- ik or fundrine

    Përgjigju
  • Nasibiu: 27/05/2019 11:34

    Shiko si lepihen politikanet tane haha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?