Astrit Patozi

Modeli i politikanit dhe politikani model!

2 Maj 2022, 16:25| Përditesimi: 2 Maj 2022, 16:26

  • Share

Nuk është lojë fjalësh ky titull. Mora shkas nga zhvillimet e fundit në PD. Pak ditë më parë në një prej takimeve të mia televizive po intervistoja Astrit Patozin. Dhe tani që kemi parasysh emrin dhe personin mund të bëjmë një lidhje mes titullit dhe atij. Astrit Patozi mund të mos jetë politikani model, por mund të thuhet me plot gojën se është modeli i politikanit që duhet.

Ai u largua nga PD pasi ndjeu se rrugët e mendimit ndryshe, konformizmi dhe shërbëtorizmi i shndërruar në servilizëm të pështirë nuk i shkonin për shtat atij. Nuk e njoh nga afër Astritin, por mund ta ketë edhe kompleks karakterial nënshtrimin ose “puthadorjen politike”. Ndaj ndjerë në një kënetë të mbushur plot me shtyllëkurrizorë të thyer ai vendosi të lërë pas kangjellat e SHQUP-it, për të nisur një rrugëtim vetmitar politik rreth 5 vite më parë. Bashkë me disa individë që mendonin si ai, themeloi Bindjen Demokratike një formacion politik modest. Garoi në zgjedhjet lokale të vitit 2019 por nuk ja doli të linte gjurmë politike. Kohës së shkurtër për t’u përgatitur për zgjedhje, mungesës së strukturave dhe organizmit të duhur iu bashkëngjit edhe një fushatë e fortë, e ashpër, shpesh edhe denigruese dhe e personalizuar, që vinte nga PD e cila asokohe drejtohej nga Lulzim Basha, por me mbështetjen e palimituar dhe të bekuar nga Sali Berisha. Patozi e kishte film të parë këtë edhe me kolegë të tij të mëparshëm. Ndoshta ishte momenti të kuptonte e të reflektonte në fajësinë e heshtjes së tij të mëhershme, kur “armiqtë e fshehtë” brenda partisë linçoheshin e damkoseshin publikisht si bashkëpunëtorë të Ramës dhe të financuar nga pushteti i tij. Broçkulla të rëndomta të gjitha. Patozi kuptoi ndoshta se kishte kaluar në PD një periudhë sa të bukur aq edhe të shëmtuar politike, ku çdo individ që mendonte ndryshe ose shprehej ndryshe duhej kryqëzuar dhe abandonuar. Por një natyrë e qetë dhe me një vetëpërmbajtje të admirueshme, ai nuk u panikua nga vetmia politike. Përkundrazi e pa atë si shpëtim në një ajër të pakontaminuar politik. Patozi zgjodhi të çlironte veten dhe mendimet nga pengmarrja e detyrueshme e burgut politik që e kishte mbajtur brenda për vite me rradhe pa kuptuar se ishte një i burgosur politik me vullnetin e tij brenda një formacioni që mendohej se kishte formë, ide dhe që kishte në themel rendin demokratik. Rrugëtimi i pazëshëm i partizës së tij të re, nuk ishte i tillë për vetë Patozin. Me një maturi të temperuar, nuhatje të fortë dhe objektivitet gjykimi të ftohtë, ai ishte shpesh madje dhe shumë hapa para në prognozën e asaj që do t’i ndodhte PD dhe në përgjithësi asaj që pritej të ndodhte në arenën politike. Sa më shumë të vërteta e paralajmërime bënte në media, aq më shumë partia mëmë e sulmonte. Mëma që masakron birin e saj politik që konsiderohej tanimë tradhëtar, është në fakt tipike mendësi staliniste. Kujdes, kjo mendësi ka shoqëruar për një kohë të gjatë këtë parti që lindi pikërisht me motivin dhe qëllimin për të rrëzuar mendësinë srtaliniste, por në fakt veproi me të njëjtën formë. Shumë koka bijsh e bijash politike “u prenë” , me bekimin e heshtur të Berishës dhe buzëqeshjen vrastare të Bashës ndër vite. Kohët ndryshuan. Edhe vetë beniami i partisë staliniste tradhëtoi dhe do t’i nënshtrohej inkuizicionit të paraardhësve. Do të shpallej i paaftë se i tillë ishte në fakt, por u shpall edhe armik i rrezikshëm që minoi aspiratat e partisë. Ndërsa dhe Basha I shkoi pas fatit të vet, promotori i këtyre kokëprerjeve nuk shfaqet asnjëherë, ai është gjithnjë i padukshëm madje shfaqet edhe si shpëtimtari. Dhe shpëtimtari nuk zhgënjeu dhe nuk doli jashtë parashikimit. U rishfaq. Filloi të faturonte fajet te benianimi dhe shërbyesi i vet i radhës të cilit i preu kokën pas besprerjes së 9 shtatorit kur ai bëri distancimin dhe përjashtimin e atit dhe sponsorit e mentorit të tij politik. Dhe kështu nisi cikli i rikthimit në pikën zero. Berisha sërish në krye të bunkerit politik nga i cili flitet dhe promovohet pluralizmi, por në fakt mishërohet stalinizmi. Sindroma e Stokholmit funksionoi sërish. Viktimat adhurojnë persekutorin. Pasi i përbalti, denigroi, akuzoi e poshtëroi përmes falangave të tij shërbyese, i përzuri apo përjashtoi nga partia, persekutori hapi krahët e tij dhe dyert e partisë për rikthimin e viktimatlve të tij politike. Kjo është një histori pa histori. Të gjithë u rikthyen

Madje i rikthyen edhe duke ngazëllyer e mallëngjyer. Askush nuk i kërkoi llogari udhëheqësit legjendar, edhe pse u bënë 4 kongrese përse ndodhi kjo që ndodhi e përse mbajti në kreu të partisë një merhum të paaftë që e përdori si mashë sa herë i duhej. Ai kërkoi një falje për të larë gojën dhe ata e pranuan dhe sigurisht u qetësuan. Gjithçka kishte ndodhur u harrua. Si pak kush dallimin e bëri Astrit Patozi. Në fakt mendoja se edhe do bënte si shumë të tjerë. Fundi fundit një mandat deputeti një funksion në parti nuk është keq. Kalohet mirë dita dhe politika. Por Astriti zhgënjeu për mirë pritshmëritë e mia dhe shumë të tjerëve që menduan se dhe ai do mbathte këpucët e do mbante frymën në kongresin e 30 prillit për t’u përqafuar e dukur andej hollleve të pallatit të kongreseve ku delegatët i luste grupi drejtues të rrinin në sallë. Ata s’kishin ardhur për kongres, por për t’u dukur. Ç’punë kanë ata me kongresin. Ata kanë punë me udhëheqësin. Ai i di të gjitha. Po kjo është një temë më vete. Të kthehemi te Astriti. Ai nuk ishte si këta që sapo përshkrova. Ndoshta ka qenë por e rëndësishme është që ka kuptuar si nuk duhet të jetë. Këtë herë ai u duk se ishte i vetmi. Ai mbeti koherent në qëndrime dhe nuk u miklua nga e ardhmja e begatë që priste tanimë PD. Ftesës për të riparë edhe një herë filmin e stërparë me regji të Berishës, Astrit Patozi iu përgjigj me refuzim. Nuk jam në kërkim të një partie. Kjo ishte pak a shumë përgjigjja e tij, e cila ka një peshë të rëndë, shumë të rëndë. Ka peshën e dinjitetit, karakterit dhe koherencës. Ky gjest është referencë e fortë dhe dalluese. Modelin ja ku e kemi, të refuzosh konformizmin, lepirjen dhe servilizmin. Për kaq pak ka nevojë kjo shoqëri për modelin politik, jo për politikanin model. Ai nuk ekziston, ndaj më mirë të përpiqemi të krijojmë modelin politik sesa politikanin model, atë zor se do ta kemi ndonjëherë!

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • aktivisti iPD-se: 02/05/2022 17:18

    Plotesisht dakort.Nje qendrim dinjitoz i Astrit Patozit,jo vetem si politikan por se pari si qytetar.Nje qendrim i kundert me Rudina Hajdarin,e cila,edhe pse ka kaluar vite ne Amerike dhe supozohet se ka "fituar" dhe nje kulture perendimore",duke qendruar pak kohe ne Shqiperi,i ka mbyllur syte qe te dy,si puna e SPAKUT te Arbenit te Krajajve, ndaj paralajmerimeve te DASH-it amerikan se ardhja e largqoftit ne krye te PD-se do beje klasifikimin e asaj "Bandopartie" si Non Grata,si organizate ekstremiste etj etj.Rudina iu lepi atij qe eshte ngulitur ne kujtesen e popullit shqiptar ,pervec te te tjera krimeve te tij carcaf edhe si organizatori i vrasjes se te Atit.Ky eshte kulmi! Dhe kjo per nje karrike,te cilen do e perdori ajo dhe kushdo tjeter ne ate grupim ekstremist,si te urdheroje Ai dhe veglat e tij me te ngushta qorre.Dhe te njejten gje mund te themi dhe per djalin e Olldashit.Kurse per tipa si Imami e ndonje tjeter qe Berisha i ka shker...r sa here ka dashur nuk ja vlen te permenden se jane si skorjet e hekurit.Keqardhje edhe per disa te tjere qe jane bere si majdanoze televizive dhe ligjerojne ne cdo panel Tv qe i genjente e i genjen akoma mendja se minuesi i demokracise jo vetem brenda partise,por dhe i vendit,me disa fjale te mira do ndryshonte qendrim e do i fuste formalisht ne ndonje liste. Eshte koha qe me ne fund Kulluri,Elezi e ndonje tjeter te rreshtohen me dinjitet krah grupimit zyrtar te Alibeajt,Roland Bejkos,Gjekmarkajt etj etj sepse burri rri ne nje karrige e jo ne dy,se shqyhet me dysh pastaj e bie ne shesh!Edhe Kadilli qe formalisht edhe u zgjodh,e kane vene qellimisht atje,per ta pare me bisht te syrit si gaztorin e bandes se tyre kriminalo-politike,per te thene qe ja,ne jemi te hapur e demokrate,qe lejojme mendimin e kundert,pa cka se po ta shohin se u rendon shume mund ta cojne ti beje shoqeri Pashkos,Olldashit e ndonje tjetri.S'ka si te kete tolerance ne nje grupim politik te inkriminuar me Berishen ne krye e rreth tij te gjithe sancopancot kamikaze si,Noken,Paloken,Tritanin,Pollon,Vokshin,Dh.Cupin qe s'di te fuse gjuhen brenda e te tjere kamikaze te tyre.Kush nuk e ka kuptuar kete e kush nuk do ta kuptoje eshte faji i tij dhe nje tregues se eshte thellesisht i indoktrinuar!

    Përgjigju
  • Tofik: 02/05/2022 17:16

    Model dhe ca modeli. Ne te shkruar te marrin ne qafe por kur vete puna ne veprim te lene pa tekst.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?