Bella Hadid

Modelja e famshme Bella Hadid ka fituar çmimin modelja e vitit 2022

8 Dhjetor 2022, 14:32| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 14:38

  • Share

Modelja Bella Hadid është shpallur modelja e vitit 2022. Ajo ka qenë kryefjala e kohëve të fundit, sidomos gjatë Javës së Modës në Paris, ku edhe ka marë çmimin.

“Veshjet nuk janë asgjë derisa të vihen në jetë nga zanati madhështor i modeles,” tha Graham përpara se të shpallte fitoren e Hadid ndaj kandidatëve Adut Akech, Quannah Chasinghorse, Paloma Elsesser dhe Lila Moss.

Për shkak të problemeve të saj shëndetësore me sëmundjen Lyme, çmimin e saj e mori stilisti Carlos Nazario.

Në një video-mesazh, Hadid falënderoi agjentin e saj Luiz Mattos dhe nënën e saj Yolanda Hadid, si dhe ata që janë më pak të dukshëm në industri.

“Ju të gjithë, familja ime e modës, ishit ata që më treguat se kush mund të isha dhe më hapët sytë për gjërat që mund të bëja.Dua ta ndaj këtë çmim me të gjitha modelet që shfaqen çdo ditë dhe punojnë shumë me pak ose aspak mirënjohje. E di që nuk është e lehtë dhe ju shoh të gjithave. Unë jam një pjesë kaq e vogël e një vizioni të madh, dhe çdo person dhe çdo projekt është po aq i rëndësishëm sa tjetri. Ky çmim është për të gjitha ne”, tha Hadid.

Ajo ka shkruar një shkrim të gjatë në rrjetet e saj sociale, ku shprehet falendëruese për çmimin, duke përmendur edhe të gjitha sfidat që ka kaluar në karrierën e saj, përfshirë këtu edhe emocionet e sëmundjes.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?