Modelja Juliana Nura përmes një postimi në InstaStory tregoi se si policë serb të policisë së Kosovës e kanë arrestuar më datë 17 shkurt të këtij viti teksa kishte shkuar në Shtërpcë për të festuar Pavarësinë e Kosovës.
Ish finalistja e Big Brother VIP Kosova 1 tregon se si policët serb e lidhën me pranga për dy orë dhe si ajo i shau në gjuhën shqipe.
“Dua t’ju tregoj një ngjarje që më ka ndodhur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2024. Jam në Shtërpcë për momentin, ky qytet është i serbëve para se të shkosh në Brezovicë, dhe jam duke shkuar unë për një takim. Hera e parë në jetën time që u futa në burg dhe më lidhën me pranga sepse unë erdha nga Amerika për të festuar dhe vendosa të shkoj në Brezovicë. Madje ja ku jemi, këtu jemi te policia, më lidhën me pranga për dy orë, dhe po dua t’ju tregoj se atë ditë, ishin disa policë serbë, të veshur si Policia e Kosovës, më folën serbisht në Ditën e Pavarësisë së vendit tim. Nuk di nëse është mirë që po e them këtë publikisht, por më preku aq shumë, sa i shava në shqip.
Me brengë u thashë ‘na keni masakruar’ dhe ata më përgjigjen ‘ne thjesht po bëjmë punën tonë për pavarësinë’. Unë s’jam nacionaliste, por dua të theksoj: gjuha e parë në Kosovë është shqipja. Kushdo që jeton në këtë vend të bukur duhet të mësojë shqip. Pastaj vjen anglishtja si gjuhë ndërkombëtare. Më ofenduan, më mbyllën në makinë dhe u munduan të më gjuanin me shuplakë, asnjë polici nuk ia lejoj këtë, sepse nuk është e drejtë të bëhet diçka e tillë. ”– tregoi Juljana.