Ruslana Korshunova

Modelja kryen vetëvrasje dy vite pasi u dërgua në ishullin famëkeq të Jeffrey Epstein në moshën 18-vjeçare

5 Janar, 15:55
  • Share

Një modele e njohur ruso-kazake është hedhur nga apartamenti i saj dy vite pasi u detyrua të shkonte në ishullin e pedofilëve të financiarit hebre Jeffrey Epstein kur ishte në moshën 18-vjeçare.

Ruslana Korshunova kreu vetëvrasje në apartamentin e saj në New York në 2008, kur ishte 20 vjeç. Sipas DailyMail ajo kishte udhëtuar drejt ishullit të Epstein, Little St James në avionin e tij privat Boeing 727, i njohur ndryshe si Lolita Express, pak dite para vdekjes.

Në kohën e vetëvrasjes ajo thuhet se ishte gjithashtu pjesë e një kulti ekstrem vete-sherimi por shfaqja e emrit të saj në të dhënat e fluturimeve të Epstein tregon se ka qenë pjesë e abuzimeve të vazhdueshme.

Akuzuesja kryesore e pedofilit elitar, Virginia Roberts-Giuffre është pyetur nga avokati Brad Edwards nëse e njihte Korshuova, i cili shtonte se e ndjera kishte udhëtuar drejt ishullit me një shoqërues të pasur mashkull.

Nuk është e qartë çfarë ka ndodhur me të në ishull por Epstein njihej që sillte aty vajza të reja për t’u shfrytëzuar seksualisht nga ai dhe miq të tij të pasur e me influencë.

Pyetjeve të Edwards, Roberts-Giuffre i është përgjigjur: “Më vjen keq të mësoj këtë për Ruslana, ngushëllime për miqtë e familjarët e saj. Nuk e kam njohur, nuk mund t’ju ndihmoj për këtë”.

Epstein raportohet se vdiq në burg në 2019 teksa priste gjyqin, ndërsa bashkëpunëtorja e tij  Maxëell është dënuar me 20 vjet burg për trafik seksual minorenesh.

Dje gjykatat në SHBA urdhëruan zbulimin e listës së emrave të klientëve të pedofilit, mes të cilëve shiheshin politikanë të njohur, artistë e sportistë që kishin vizituar ishullin e abuzimeve.

Korshunova, e lindur në Kazakistan nga prindër rusë ishte zgjedhur nga agjencitë pas viteve 1990 dhe nisi jetën e luksit në New York por ra pre e rrethit të abuzimit.

Megjithse tentoi të rikuperohej duke marrë pjesë në një kult të ndërtimit të vetëbesimit ajo u gjet e vdekur në 2008.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?