Është ndoshta hera e parë që modelet në pasarelë goditen nga spektatorët me mbeturina që kanë mbetur nga konsumimi i produkteve të ndryshme ushqimore.
Kjo ka ndodhur në sfilatën e modës ‘Avavav’, ku marka suedeze prezantoi koleksionin Vjeshtë/Dimër 2024 në ditën e fundit të Javës së Modës në Milano.
Në fakt, të ftuarve iu shpërndanë paraprakisht doreza plastike dhe kosha plot me mbeturina, të cilat iu thanë se mund t’ua hedhin modeleve në pasarelë.
Pavarësisht se mund të duket veprim banal, kjo ka qenë e ideuar nga vetë organizuesit e sfilatës dhe konkretisht e kryesuese së saj drejtoreshës Beate Karlsson, me qëllim për të tërhequr vëmendjen ndaj dhunës verbale dhe urrejtjes që përhapet çdo ditë në rrjetet sociale.