Juliana Nura, një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip Kosova” ka folur publikisht për në konflikt të ndodhur shumë vite me parë me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Juliana, e njohur si Xhuli pretendon se është konfliktuar me Dafinën pas një sherri të rëndomtë që kishte nisur nga ish i dashuri i Dafinës, biznesmeni Krenar Çoçaj.
Kësaj deklarate, së fundmi i është përgjigjur Dafina Zeqiri. Krahas një videoje të shkëputur nga kënga e saj e re duke shkruar: “Ku*vat duke ëndërruar me sy hapur që më kanë goditur me shuplakë”.
Ky konflikt mes dy vajzave ka më shumë se një dekadë që ka ekzistuar dhe që u risoll në vëmendje nga vetë modelja gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.