Moderatoret, Valbona Mhilli dhe Nevina Shtylla

VIP & Spektakël

Moderatoret bëjnë ‘xing’, por kush e veshi e para fustanin e kuq?! (Foto)

28 Korrik 2018, 17:47| Përditesimi: 28 Korrik 2018, 18:37

  • Share

Shpesh herë personazhet e famshëm e sidomos femrat rastis të veshin të njëjtën veshje dhe gjithmonë ngrihen pikëpyetjet se kush e veshi e para, apo se kujt i shkon më shumë. Dy moderatoret e njohura kanë bërë ‘xing’ teksa kanë veshur të dyja të njëjtin fustan por në kohë të ndryshme.

 Bëhet fjalë për prezantuesen e”Maratonës së këngës”, Nevina Shtyllën, dhe Valbona Mhillin, moderatoren e “Report TV”. Mirëpo bazuar në postimet e tyre në rrjetet sociale, moderatorja Mhilli e ka veshur këtë fustan teksa prezantonte emisionin “Botërori +”, gjatë periudhës së Botërorit.


(Fotoja e postuar nga moderatorja Valbona Mhilli)

E ndërsa Shtylla e ka veshur dje, teksa ndodhej në Lushnjë për festivalin e “Maratonës së Këngës”.


(Foto e publikuar nga moderatorja Nevina Shtylla)

Pra Valbona e “Report TV”, e ka veshur e para fustanin shumë klas me ngjyrë të kuqe. Gjithsesi të dyja bukurosheve u shkon shumë. Ju si thoni?!

 

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?