Kultura

Moderatori i emisionit 'Veri Jug' në 'Report Tv' merr 'Diplomën e Nderit' në Festivalin e Poezisë Mesdhetare në Romë: Vlerësimi më i lartë për krijimtarinë time

2 Nëntor 2021, 18:54| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 22:16

  • Share

Moderatori i emisionit 'Veri Jug në ekranin e 'Report Tv', poeti Agim Pipa ka 'rrëmbyer' 'diplomën e nderit' në Festivalin e Poezisë Mesdhetare në Romë. Pipa triumfoi mes 300 pjesëmarrësve, ndërsa çmimin e konsideroi vlerësimin më të lartë për krijimtarinë e tij.

Sipas shkrimtarit, pika e tij e fortë, që i dha fitoren, është metafora që përdor në poezitë e tij. Pipa thekson se poezitë e tij i kushtohen dashurisë së pastër njerëzore.

"U ndjeva shumë mirë, vlerësimi më i lartë për krijimtarinë time. Unë kam një jetë që shkruaj, poezinë e parë e kam shkruar që kur kam qenë 14 vjeç dhe kur në gazetën 'Drita' ka qenë redaktor Ismail Kadare. Kam shkruar gjithmonë edhe në moshë të re, për të ardhur në vitin 1982, një vit i egër për mua ku një vëllim me poezi mu ndalua të dali me argumentin se ishte poezi dekadente dhe në trysnin e poezisë francez. Ishin vitet e vështira komuniste. Mbi dosje u vu një kryq i madh i kuq dhe mu tha të largohesha. Por nuk kam ndaluar duke ardhur deri në ditët e sotme. Poezia ime është poezi lirike që i kushtohet dashurisë njerëzore, dashurisë së pastër.  Konkurrenca ishte e fortë, por poezia fitoi sepse mbart mesazhet e dashurisë njerëzore. Unë e ndërtoj poezinë time mbi bazën e metaforë, besoj se kjo ka qenë arsyeja që u klasifikova, ishte shumë emocionuese", u shpreh ai.

Festivali u anulua vjet për shkak të pandemisë, ndërsa në edicionin e këtij viti morën pjesë 300 pjesëmarrës, prej të cilëve u kualifikuan 45 finalistë, mes tyre edhe 6 poetë shqiptarë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?