Tea Trifoni

VIP & Spektakël

Moderatori kthehet në fallxhor brenda BB VIP, i sheh filxhanin Teas: Je në rrezik, të shoh gati për të ikur

27 Dhjetor 2022, 20:37| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 20:39

  • Share

Moderatori Ronaldo Sharka është shndërruar në fallxhor. Ai i ka parë filxhanin Teas, të cilës i thoshte se ndodhej në rrezik dhe shumë pranë daljes nga shtëpia e BB VIP.

“Tea ti je në rrezik, se di pse të shoh gati për të ikur. Sikur nuk je shumë aktive. Ke dy njerëz që luten për ty”, tha Ronaldo.

Ndërsa Tea u përgjigj: “Ata janë nëna me gjyshin, janë besimtarë. Luten gjithnjë për mua!”

Banorët pjesëmarrës kanë filluar të krijojnë grupet dhe lojën e tyre, e për pasojë kjo ka sjellë edhe sherret dhe mospëlqimet e para.

Ndër konkurrentët që duket se nuk e kanë qejf njëri-tjetrin janë Olta Gixhari dhe Ronaldo Sharka, i cili ka rrëfyer se nuk i pëlqen arroganca e aktores.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?